70 vite pas ngjarjes makabre/ Këlliçi homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”: 22 jetë të vrara nga terrori i injorancës komuniste!

Feb 26, 2021 | 16:41
SHPËRNDAJE

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka bërë homazhe, sot, te “Varrezat e Dëshmorëve”, 70 vite pas vrasjes së 22 personave me pretekstin e ‘bombës’ në ambasadën sovjetike.

 kwllivi

“Me pretekstin e “bombës” në ambasadën sovjetike, më 20-23 shkurt 1951 u arrestuan rreth 170 persona, 22 prej të cilëve i ngjitën në një kamion ushtarak të mbuluar dhe i ndalën buzë Erzenit, në fshatin Mënik, ku i ekzekutuan pa gjyq.

Mes tyre dhe Sabiha Kasimati. Listat u përpiluan nga Sigurimi i Shtetit si një mundësi për likujduar intelektualë, klerikë e nacionalistë shqiptarë të arsimuar në Perëndim.

Sot, në kuadër të 70 vjetorit të kësaj ngjarjeje makabre, bashkë me ish deputeten Dhurata Çupi, në emër të kryetarit Lulzim Basha dhe PD, vendosëm kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve, për të përkujtuar jetët e vrara nga terrori i injorancës komuniste”, shkruan Këlliçi.

varreza belind kellici

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura