70 milionë meshkuj beqarë, sociologët në panik: Ja pse janë rrezik për shoqërinë

Apr 19, 2018 | 18:59
SHPËRNDAJE

Një kombinim i preferencave kulturore, dekreteve qeveritare dhe teknologjisë mjekësore ka prodhuar një rezultat të pazakontë, që nuk është regjistruar asnjëherë më parë në historinë e njerëzimit.

Kina dhe India po vuajnë pasojat e politikave sociale që kanë zbatuar për dekada me radhë. Dy vendet me popullsinë më të madhe në botë kanë sot një hendek të madh sa i takon raportit burra-gra.

Sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimet e fundit të popullsive në të dyja këto vende ka 70 milionë meshkuj më shumë se femrat.kine

Sociologët në të dyja vendet paralajmërojnë për pasoja të tmerrshme shoqërore, përtej epidemisë së vetmisë që pritet të shpërthejë brenda pak viteve, pasi numri më i madh i meshkujve janë nën moshën 20-vjeçare.

“Në të ardhmen do të kemi miliona meshkuj që nuk mund të martohen, që do të përbëjnë një rrezik për shoqërinë, shkruan TCH. Kjo do të çojë në çrregullim të tregjeve të punës, ule kursimet dhe konsumin, rrit artificialisht çmimet e disa pronave të paluajtshme dhe do të rrisë edhe krimin, trafikun dhe prostitucionin”, thotë Li Shuzhuo, nga Universiteti Xian Jiaitong në Kinë.

Shkaqet për këtë raport të çrregullt në Kinë gjenden të politika e fëmijës së vetëm, e zbatuar nga viti 1979 deri në 2015, ku prindërit ishin të vendosur që fëmijën e tyre të vetëm ta kishin djalë.

Në Indi nuk ka patur një ligj të tillë kufizues, por vetë mentaliteti shoqëror preferon meshkujt dhe jo femrat dhe duke shfrytëzuar teknologjinë, tashmë të ndaluar, të përzgjedhjes së gjinisë të foshnjes, sot vendi numëron 37 milionë meshkuj që rrezikojnë të mbeten beqarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura