“70% e vdekjeve këtë periudhë ishin nga izolimi”, Hetem Ramadani: Pandemia u përdor për të kontrolluar njerëzit

May 23, 2020 | 22:22
SHPËRNDAJE

Pandemia e Covid-19 u përdor për të kontrolluar njerëzit nga grupe të mëdha interesi thotë aplikuesi i mjekësisë alternative Hetem Ramadani i cili në asnjë moment nuk është izoluar. I ftuar në emisionin “Hipokrati” në Top Channel Ramadani shpjegoi se ajo që po i vret vërtetë njerëzit nuk është në fakt virusi.

hetem ramadani

“Nuk është virusi që po na vret, po një sistem i dobët imunitar që vjen nga kequshqyerja, stili I jetës I keqpërdorur dhe i ngarkuar duke bërë që Covid 19 të gjej hapësirë në këto trupa. Ky virus u aktivizua për shkak të propagandës dhe fokusit që i është dhënë në media. Në Amerikë vdesin 1500 vetë në ditë sipas CNN për shkak të kequshqyerjes dhe asnjëherë nuk u tha hajde të bëjmë një lockdown (mbyllje).

Gjithë kjo pandemi u përdor për të kontrolluar njerëzit dhe për të kufizuar liritë dhe të drejtat e njerëzve, ky është një eksperiment se si mundet një person të manipulohet për arsyet dhe qëllimet e grupeve të interesit, sipas mendimit tim. Frika është instrumenti më i mirë për të arritur qëllime të shpejta, dhe kompani farmaceutike, pushteti etj e kanë përdorur frikën e njeriut për të arrit qëllimet e tyre”.

 

Ramadani: Unë e kalova virusin që në shkurt

Vetë Ramadani pohoi gatë intervistës në emisionin “Hipokrati” se e ka kaluar coronavirus që në shkurt të këtij viti se dhe në asnjë moment nuk është izoluar, as ai e as familjarët e tij.

“Unë besoj që jam infektuar po nuk e kam ndjerë, gjatë muajit shkurt, kisha kollë dhe vetëm kaq. Mendoj se 70-80% e shqiptarëve e kanë kaluar, kurse statistikat botërore tregojnë se shumica e kanë kaluar këtë virus pa simptoma. Unë nuk u izolova asnjë sekond, kam pasur kontakt me njerëz të tjerë, dhe nuk kam vënë asnjëherë maskë. Madje dhe vajzën nuk e kam izoluar, e kam marrë me vete në supermarket. Kam dëgjuar komente se si po e lejoj vajzën të shkoj në supermarket. Por unë duke e ditur se si ushqehet vajza ime dhe duke i besuar teorisë sime nuk e kam izoluar. Teoria dhe përvoja ime ishte më e fuqishme se sa shkalla e propagandës nga ana e qeverive për të më frikësuar”-u shpreh mjeku alternativ.

Sipas tij izolimi ka për të shkaktuar pasoja shumë më të rënda psikologjike se vetë virusi.

“Maskat që na vunë ishin në mënyrë metaforike për të na mbyllur gojën por jo për efekt mbrojtës, ka shumë studime shkencore që tregojnë që maskat ishin të pakuptimta. Edhe respiratoret i vranë njerëzit dhe nuk u përdorën për tu shpëtuar, respiratori krijon presion në mushkri dhe i mbyt pacientët. Vaksinë-virus-respirator të tre këto komponent krijuan në mendjen tonë frikën. Izolimi ka për të na lënë pasoja të rënda psikologjike. 70% e vdekjeve që kanë ardhur kanë qenë si pasojë e izolimit në këtë periudhë. Stresi, ankthi dhe pasiguria jonë për një valë të dytë infektimi po përdoren në mënyrë dashakaqe”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura