“7 kandidatë të PD të inkriminuar’, Duma: Sajesë, i pret një disfatë e thellë

Apr 28, 2015 | 15:17
SHPËRNDAJE

Pas deklaratave të djeshme të deputetit socialist Taulant Balla, në komisionin parlamentar për procesin e dekriminalizmit se kanë identifikuar 7 emra të inkriminuar nga listat e kandidatëve të PD për zgjedhjet e 21 qershorit, ka reaguar kandidatja e opozitës për Bashkinë Durrës, Grida Duma e cila ka e cilësuar listën ‘një sajesë’. 

Grida Duma

“Kryeministri nxori një ‘sharës me pagesë’ dhe publikoi një listë me akademikë që garojnë nën siglën e Partisë Demokratike. Nga një mazhorancë që e ka ngritur krimin në Akademi mund ta presësh këtë. Lista, ku bënte pjesë edhe emri im, është një sajesë e trashë që buron nga paniku i humbjes së afërme. E shoh si kamerdare të shpuar turpi, që i hidhet që nga Tirana të Turpëruarit të Vogël këtu në Durrës. Nuk e shpëton dot nga fundosja.

Kam kuptuar një gjë këto ditë me qytetarët e Durrësit e rrethinave: Durrsakët i kanë pritur me padurim këto zgjedhje për të larguar Vangjush Dakon. Akuzat që lexohen në Tiranë janë tregues se atje e kuptojnë se ç’i pret në Durrës. Për këtë alarmohen dhe shpifin. Të hidhen përpjetë sa të duan: I pret një disfatë e thellë dhe e sigurt”, tha deputetja Duma në një reagim.

“I jam drejtuar prokurorisë me emra të propozuar prej jush. Keni 7 kandidatura me probleme, por s’po i bëj me dije tani”, tha dje Balla në mbledhjen e komisionit për dekriminalizmin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura