7 gabime që bëni kur pastroni, të cilat ju ngadalësojnë

Jan 23, 2016 | 10:43
SHPËRNDAJE

Mirë që bëni punë, por duhet t’i bëni sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe nëse jeni duke bërë këto gabime, atëherë sigurisht që jeni duke u vonuar.

pastrim shtepi

1. Nuk ndiqni rregullin nga “lart-poshtë”. Do të thotë që duhet të filloni pastrimin nga tavani deri te dyshemeja, përkundrazi do t’i shtoni punë vetes.

2. Nuk i ndani rrobat për nga ngjyra dhe lloji. Është fitim kohe.

3. I pastroni dritaret në kohë me diell.

4. Nuk i vendosni fshesës me korent pjesët e duhura sipas dyshemesë (nga parketi në pllaka).

5. Nuk e lejoni pastruesin të qëndrojë për disa minuta, e më pas të filloni të fërkoni.

6. Familja juaj nuk i heq këpucët të dera. Jo vetëm që duhet t’i heqin, por dhe ju duhet të shtoni rrugicë tjetër te dera, jashtë dhe brenda.

7. Harroni që dhe pastruesit duhen pastruar. Fshesa me korent, shtupat, leckat e ndryshme, sfungjerët me të cilët pastroni, gjithashtu duhet të pastrohen. Pastroni ose i zëvendësoni (kur duhet) mjetet e pastrimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura