7-0 pjesa e parë, e pabesueshme çfarë ndodh në ndeshjen e kampionatit anglez

Jul 14, 2020 | 20:17
SHPËRNDAJE

Në kufijtë e çmendurisë, pjesa e parë e ndeshjes së Championship-it anglez mes Uiganit dhe Hull Sitit. Vendasit triumfuan në fragmentin e parë të lojës me rezultatin e thellë 7-0 duke shkërmoqur totalisht skuadrën mike e cila është duke kaluar një moment tepër negative dhe rrezikon rënien një kategori më poshtë.

7-0 Uigan

Momentalisht Hull mban vendin e 22-të me 45 pikë, teksa në 3 ndeshjet e fundit ka regjistruat 3 rezultate negative. Ndërkohë në krahun tjetër, Uigan, lundron i qetë në mesin e tabelës me 57 pikë në 44 ndeshje.

Për rezultatit surprizues në pjesën e parë, Naismith ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 2-të për të vazhduar me Mur dhe Douell që realizuan dopieta si dhe Loue dhe Uilliams që plotësuan kuotën e 7 golave.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura