65 milionë euro plus kartonin e mesfushorit, Juventusi “fiksohet” me Pogbanë

Jan 4, 2020 | 10:23
SHPËRNDAJE

Juventusi do me çdo kusht në skuadër Pol Pogbanë. Edhe pse e shiti lojtarin te Mançester Junajtid, “Zonja” tashmë kërkon francezin në skuadër.

pogbaaaa

Siç raporton “The Sun”, Juventusi tashmë është gati të fusë në tratativa dhe Adrien Rabiot për të arritur te Pogba.

Drejtuesit e kampionëve të Italisë janë gati të japin 65 milionë eruro dhe kartonin e Rabiot për të marrë në Torino mesfushorin, që vetëm i lumtur nuk është në  Angli me “djajtë” e kuq.

Është folur shumë për Pogbanë prej muajsh, pasi edhe Reali e kërkon lojtarin, por deri më tani nuk ka pasur asnjë zhvillim të mëtejshëm.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura