62 raste të reja me koronavirus në Kosovë, ja sa qytetarë janë shëruar dhe sa ka shkuar numri i viktimave

Sep 23, 2020 | 15:10
SHPËRNDAJE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 62 raste të reja me COVID-19. Kështu numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë llogaritet 15.270 .

koronavirus

Shpërndarja gjeografike e rasteve: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.

Numri i viktimave që nga shpërthimi i pandemisë në Kosovë ka shkuar në 616, ndërsa i i të shëruarve në 12.900, pasi 82 qytetarë fituan betejën në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë:

85 TË SHËRUAR DHE 62 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 528 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura