613 kg kokainë në Durrës/ U sekuestrohen mbi 100 milion lekë 2 kompanive

Jul 12, 2018 | 20:40
SHPËRNDAJE

Një sasi e konsiderueshme parash është sekuestruar nga Task Forca Speciale e Forcës së Ligjit, në dy kompani bankare pas sasisë prej rreth 613 kokainë kapur në Portin e Durrësit në fund të shkurtit.

policia-me-logo-droga-kokaine-durres

“Në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit ‘Last Snow’ ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve ‘Arbri Garden’ shpk dhe ‘Ecoalmax’ shpk”, njoftoi Policia.

“Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta”, shtuan të njëjtat burime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura