600 mijë refugjatë në Shqipëri? Rama tregon vendimin e fundit

Jun 24, 2018 | 11:41
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot qëndrimin lidhur me pranimin nga ana e Shqipërisë të 600 mijë refugjatëve sirianë.

rama te sheshi

Duke folur në një ceremoni për sheshin Skënderbej i cili u vlerësua në Barcelonë, kreu i ekzekutivit tha se ardhja e refugjatëve në vendin tonë është një lajm i rremë dhe nuk ka asgjë të vërtetë.

FJALA E RAMES

Kritikët e quajtën një projekt kriminal të bazuar te ethet e një fitimi marramendës për shkak se sheshi nuk do ishte gjë tjetër veçse një zonë e aktiviteteve ekonomike të atyre që do të përfitonin nga pushteti për të ndërtuar në shesh një Pazar. Ka qenë një nga mijëra lajmet e rreme që e bënë Shqipërinë djep të fake-news. Ka qenë një lajm i rremë njësoj siç është sot lajmi për kampin e refugjatëve, apo të tjera lajme të rreme të cilat i dëgjojmë të përhapen dita-ditës.

Shumë vite më parë kur isha kryebashkiak, më kujtohet një takim me një gazetare italiane e cila më tha: kam ardhur disa herë në Shqipëri për të bërë një reportazh pozitiv, por nuk kam mundur dot të bëj një fotografi të vetme në Tiranë që të justifikonte fjalët e mira dhe tu tregonte atyre që mund ta vizitojnë Shqipërinë, që ta vizitojnë. Shumëkush që mendon se kjo është fasadë, shumëkush mendon se bukuria është e panevojshme në kushtet kur një shoqëri ka probleme të tjera. nuk ekziston në planet një vend i shëmtuar që është edhe i pasur.

Problemi i Shqipërisë nuk është buka dhe uria, por shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me fëmijët, me të moshuarit, me gjithë mundësinë për të pasur akses për zhvillimin individual dhe familjar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura