60-vjeçari rezulton i zhdukur prej 5 ditësh/ Familjarët denoncojnë rastin në polici, kanë një apel për qytetarët

Jan 20, 2021 | 18:25
SHPËRNDAJE

Një 60-vjeçar nga Këlcyra me inicialet S.S. rezulton prej 5 ditësh i zhdukur.

Familjarët e tij kanë deklaruar sot në Policinë e Këlcyrës se që prej datës 15 janar nuk kanë dijeni mbi vendndodhjen e tij.

60

Mësohet se për herë të fundit shtetasi në foto është parë në fshatin Hundkuq. Familjarët bëjnë apel që kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin e Policisë 129.

Njoftimi i Policisë

Më datë 19.01.2021, janë paraqitur  në Postën e Policisë Këlcyrë, familjarët e shtetasit S. S., 60 vjeç, banues në fshatin Tolar, Këlcyrë, të cilët kanë deklaruar se që prej datës 15.01.2021, shtetasi S. S.  është larguar dhe familjarët nuk kanë dijeni mbi vendndodhjen e tij.

Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e shtetasit.

kelcyre 1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura