6 mijë euro për të liruar të burgosurin/ GJKKO i heq arrestin Mimoza Margjekës, ja vendimi për bashkëshortin dhe të akuzuarit e tjerë

Nov 24, 2020 | 15:05
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot të ndryshojë masën e sigurisë për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

mimoza

Ndërkaq janë lënë në fuqi masat e vendosura më herët për bashkëshortin e saj Abren Cara si dhe Nejton Balin, Klaudio Zhillen dhe avokatin Skënder Damimi.

Sjellim në vëmendje që për Damimin është vendosur “arrest shtëpie”, ndërsa tre të parët “arrest me burg”. Gjyqtarja dhe shtetasit e tjerë akuzohen se janë bërë pjesë e një skeme korrupsioni prej 6 mijë eurosh për lirimin e të paraburgosurit Orion Bali, ndaj të cilit rëndonte akuza e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Nejton Bali ishte vëllai i të burgosurit, ndërsa Zhilla dyshohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit. Vetë gjyqtarja do të shprehej se arrestimi ndodhi pasi i refuzoi mandatin ish-kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit të 2019.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura