6 mënyra për të përmirësuar cilësinë e lekurës pa shkuar në asnjë qendër estetike

SHPËRNDAJE

Ndonjëherë nuk kemi besim aq sa duhet në maskat e firmave të ndryshme ndaj dhe hezitojmë për ti blerë ato. Por më shumë se sa kjo arsye që thamë ndoshta është fakti që lekura e sidomos ajo e fytyrës ka nevojë për një trajtim të vazhdueshëm dhe jo një herë në disa kohë. Për këtë është me lehtë që ti bëjmë ato në shtëpi! Më poshtë mund të zgjidhni midis 6 maskave për fytyrën me probleme të ndryshme.

problememtelekures
1.Për zbehjen e pjesëve të kuqe, të acaruara të fytyrës: 1 banane + një lugë caji me kos + një lugë caji me sodë buke. Përzieni bashkë këto 3 përbërës dhe më pas lyeni fytyrën dhe mbajeni për 10-15 minuta.
2.Për të zvogëluar poret: 2 luge caji kos + n1 lugë caji argjil natyrale + një lugë caji mjaltë. Pasi të përzieni përbërësit kjo maskë duhet të mbahet për 20 minuta.
3.Maskë për një fytyrë të thatë: ½ avokado + një lugë caji qumësht + një lugë caji mjalt. Mbajeni në fytyrë për 10-15 minuta dhe shpëlajeni më ujë të vakët.
4.Për rrathët e zinj poshtë syve: 1 lugë caji me kafe + disa grimca piper I zi + një lugë caji vaj kokosi. Kjo maskë mbahet për 5 minuta.
5.Maskë për një fytyrë më shumë shkëlqim: I vetmi përbërës është: kastraveci. Duhet thjesht ta qëroni atë, ta shtyoni dhe më pas ta mbani në fytyrë për 10-15 minuta. Kastraveci ka veti të mira për shkëlqimin pasi ai përmban vitamina K, B5, A dhe C.
6.Për hidratim: ½ e një filxhani caji drithera, 1/3 e filxhanit të cajit me uje dhe 5 pika vitaminë C. Këto përbërës përzihen bashkë dhe më pas lihen në fytyrë për 15 minuta. LIVING

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.