6 dekada burg bandës së sofistikuar të kokainës, mes tyre 2 shqiptarë (FOTO)

Sep 3, 2015 | 19:21
SHPËRNDAJE

Një rrjet trafikantësh që merrej me trafikun e kokainës në Britaninë e Madhe është dënuar me gati 6 dekada burg. Sipas mediave britanike, rrjeti drejtohej nga Darren Lazarus, dhe shqiptari, Judmir Shazivari, 40-vjeç. Ata thuhet se ishin njohur në burg dhe trafikonin mbi 1 kg kokainë çdo javë në periudhën qershor 2013- prill 2014.

Darren Lazarus
Darren Lazarus

Prokurori i çështjes tha se gjyqi ndaj Lazarus dhe Shazivari ishte një nga çështjet më të vështira që ka çuar para gjykatës.

“Lazarus përdorte agjentë dhe korrierë për furnizimin me drogë, përfshirë Olsi Bilaci dhe agjentë nga Londra duke përdorur të njohur të shqiptarit Shazivari”, tha prokurori.

Judmir Shazivari
Judmir Shazivari

Ai ka treguar edhe skemën e trafikut: Lazarus i telefononte Shazivarit, ky i telefononte një të treti. Më pas korrieri e transportonte drogën për në Sëindon me taksi ose me makinë private.

Jordan Packer
Jordan Packer

Lazarus rezulton se është dënuar 17 herë për 57 akuza, ku herën e fundit në vitin 2006 mori 4 vite burg. Ndërsa Shazivari është dënuar 5 herë për 7 akuza dhe në vitin 2010 u dënua me 6 vite burg.

Zak Knight
Zak Knight

Lazarus u dënua me 16 vite, Shazivari 14 vite, Jordan Packe dhe Zak Knight nga 6 vite secili, Alex Scotford 4 vite e 8 muaj, Thomas Price 3 vite e 8 muaj dhe Ben Blackmore 3 vite. Kurse shqiptari tjetër Olsi Bilaciu u dënua 4 vite e 6 muaj ndërsa Tyron Harman mori 18 muaj dënim, raportojnë mediat britanike.

Christopher Smith
Christopher Smith
Alex Scotford
Alex Scotford

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura