56-vjeçari i varur ndaj pornografisë, bashkëshortja e tij: Kjo është poshtëruese…

Apr 7, 2021 | 23:35
SHPËRNDAJE

Në rubrikën “Dear Deidre” të “The Sun” këtë herë ka mbërritur historia e një 51-vjeccareje, e cila është shumë e lënduar pasi bashkëshorti i saj sheh pornografi me adoleshentë.

pornografi

Unë zbulova që bashkëshorti im ka qenë gjatë gjithë kohës duke parë foto të të famshmeve të zhveshura gjatë periudhës së izolimit nga Covid-19.

Në fillim e pranova faktin që burrat ndonjëherë shikojnë pornografi. Por ajo që më shqetëson tani është se kam parë që ai po shikon pornografi për adoleshentë.

Me sa duket ata janë të gjithë 18 ose 19 vjeç kështu që nuk është e paligjshme, por gjithsesi është diçka poshtëruese. Ai është një burrë 56 vjeç.

Ne kemi rritur dy vajza. Ai çmendet nëse përpiqem të flas për këtë temë dhe thotë se nuk po sheh më.

Unë jam 51 vjeç dhe megjithëse e dua akoma, kjo i ka lëkundur rrënjët e martesës sonë.”

“Dear Deidre” u përgjigj:

Ai është zënë ngushtë nga ju dhe ndihet shumë i turpëruar. Ashtu si të gjitha varësitë e tjera, edhe varësia ndaj pornografisë lidhet me një lumturi më të thellë dhe gjithashtu me mungesë të vetëbesimit.

Por ai ka nevojë të përballet me efektet e regjistrimit në këto site. Gjeni një moment të qetë për t’i thënë se jeni të pakënaqur që po shikon adoleshentë, kur ai duhet të përqendrohet në martesën tuaj.

Nëse ai ju thotë se nuk i pëlqen jeta seksuale aktuale, atëherë duhet të ndryshoni ju diçka”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura