550 policë dhe 20 të arrestuar, Betis-Milan rrezikon të mos luhet

Nov 8, 2018 | 20:24
SHPËRNDAJE

Momentet e tensionit kanë shoqëruar thuajse të gjithë transfertën e tifozëve kuqezi në Sevijë. Konfrontimet mes milanistëve dhe vendësve janë përsëritur gjatë gjithë ditës së sotme, me sfidën që për disa çaste rrezikoi edhe pezullimin.

177588836-594x350

Forcat e rendit aktivizuan rreth 550 efektivë të cilët penguan përplasjet, teksa “Komisioni spanjoll anti-dhunë” e ka cilësuar takimin mes Betisit dhe Milanit si një sfidë që përfaqëson rrezik të lartë.

Gjatë aksionit të policisë raportohen të jenë ndaluar rreth 20 tifozë të Milanit, të cilët kishin ndaluar disa makina dhe i godisnin me flakadanë. Ata janë mbajtur të izoluar dhe nuk do munden të ndjekin sfidën në “Benito Vijamarin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura