“500 euro për provim?”/ Avokati tregon si u arrestua pedagogu i Universitetit të Korçës: U infiltrua një agjent. Me sekserin u takua për…

Sep 24, 2020 | 11:04
SHPËRNDAJE

Për arrestimin e pedagogut të Universitetit të Korçës, Alket Dino dhe sekserit Xhevi Dervishi është përdorur një agjent infiltrues. Kjo u bë e ditur nga avokati i profesorit, Nevzat Tarelli, i cili në një prononcim për mediat tha se qëndrimi i tij dhe klientit të tij është mohues.

“Së pari ai është ndaluar mbrëmë dhe jo sot, për shkak të një hetimi të filluar nga SPAK. Në dijeninë time është një procedim penal i filluar një muaj më parë. Dje janë finalizuar një kryerja e veprimit simulues me një agjent të infiltruar. Fjala bëhet për një studente e cila ka pasur një provim të ngelur dhe janë kryer veprime të simuluar me një person tjetër. Agjenti pretendohet se ka marrë komunikim me këtë person. Në momentet e arrestimit i mbrojturi prej meje nuk ka pasur asnjë lekë nga të hollat e përdorura nga veprimi simulues. Një pjesë e lekëve janë gjetur te personi tjetër, një pjesë nuk janë gjetur. Ne jemi në pozita mohuese. Është e vërtetë që ka pasur kontakte dje mes xhevahirit dhe profesorit. Por ka  qenë kontakt për një aryse tjetër, sepse profesori do të merrte një shtëpi me qira dhe xhevahiri  është posedues i një kompanie imobilare“, u shpreh avokati.

Referuar asaj çka është relatuar, avokati u shpreh se bëhet fjalë për një shumë prej 500 euro që i është marrë një studenteje. Por profesorit, tha ai, nuk i janë gjetur asnjë euro.

“Ky fakt është i vërtetuar. Në shpjegimet që ne kemi dhënë kontakti është për këtë pjesë. Se çfarë ka ndodhur mes Xhevahirit dhe agjentit të infiltruar është pjesë që duhet ta zgjidhin ata dhe jo ne. Profesor Alekti është pozicionuar se nuk ka lidhje me këtë. Mban një pozitë mohuese. Për me tepër rasti i studentit që pretendohet se kishte paguar 500 euro për një provim. Kjo është ajo që është relatuar. Por në kontrollin fizik të profesorit nuk është gjetur asnjë euro. Ndërkohë që një pjesë e këtyre eurove janë gjetur portofolin e Xhevahirit”, tha avokati.

LEXO EDHE:

EMRAT/ Arrestohet pedagogu i Universitetit të Korçës dhe sekseri, merrnin para për provime. Ja sa lekë dhe euro iu sekuestruan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura