“50 mijë doza të reja Coronavac mbërrijnë në Shqipëri”- Edi Rama bën bilancin total të vaksinave, mesazh për sezonin turistik

Jun 20, 2021 | 14:48
SHPËRNDAJE

50 mijë doza të reja të vaksinës kineze Coronavac kanë mbërritur këtë të dielë në Shqipëri.

Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Facebook’.

aeroporti

Kreu i qeverisë ka bërë bilancin total të vaksinave anti-Covid të mbërritura deri më tani në vendin tonë, ku është kaluar shifra 1 milionë.

Postimi i plotë

✈️ Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani ????
??Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë?
#ShqipëriaBuzëqesh?
#SkaKohëPërPushim ??♂️

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura