“50 hijet e Sokol Ballës” me femrat në festë (FOTOT)

Feb 23, 2015 | 16:10
SHPËRNDAJE

Fotot e argëtimit me femra të moderatorit të “Top Story”

Ka hequr kostumin e studios së tij në “Top Channel” dhe e ka mbledhur mendjen të bëjë vetëm qejf. Dhe kjo ka ndodhur Ditën e të dashuruarve, më 14 Shkurt. Por ata që punojnë në “Top Media”, 14 Shkurtin e festojnë dy herë, një herë si të dashuruar dhe të dytën  si ditëlindjen e Top Albania Radio. Punonjësit e kompanisë mediatike janë mbledhur së bashku në një pub dhe i janë dorëzuar argëtimit. Ndërkohë ai që spikaste gjatë natës ishte moderatori i “Top Story”, Sokol Balla. I veshur me xhinse dhe bluzë pambuku, Balla nuk është ulur për asnjë moment. Ka kërcyer,  është argëtuar me vajza duke ftuar në vallëzimet e tij të zjarrta herë një flokëkuqe, herë një bionde e më pas një brune. Këto janë pamjet e darkës, ku siç shihet Balla nuk është kursyer në asgjë. Një pamje fare e panjohur, një profil personazhi pothuajse i kundërt me atë atë që shohim përballë politikanëve dhe, në fakt, asgjë të jashtëzakonshme nuk ka. Kur mbyllen kamerat, gjithkush ka një jetë private, ka dëshira dhe hobe. Ne thjesht zbuluam se një nga pasionet e mëdha të Ballës, përveç gazetarisë, qenka edhe kërcimi. Kur është me partnere të ndryshme, aq më mirë.

[portfolio_slideshow]

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura