50 fakte dhe foto nga 25 vjet Parlament pluralist 1991-2016

Apr 19, 2016 | 8:32
SHPËRNDAJE

Tetë zgjedhje parlamentare, 7 legjislatura, 7 kryetarë kuvendi, 6 Presidentë të Republikës të zgjedhur, janë shifrat më të rëndësishme të funksionimit të parlamentit pluralist 18 prill 1991-18 prill 2016.

bllokimi i kuvenditNamik Dokle është rekordmeni i zgjedhur 8 herë herë deputet duke qenë në sallë për 25 vjet dhe pas tij vijnë Sali Berisha dhe Ilir Meta 7 herë.

Haxhi Lleshi si përfaqësues i veteranëve ishte deputeti më moshën më të vjetër në kuvend 78-vjeç dhe Kejdi Mehmeti e LSI vetëm 29 vjeç.

10Këto dhe të tjera janë 50 fakte për 25 vjet parlament në pluralizëm të renditura sipas rëndësisë së tyre dhe janë publikuar dje gjatë emisionit “Debati në Channel one” të gazetarit Roland Qafoku që tregojnë jo pak se çfarë është bërë në çerek shekulli në institucionin më të rëndësishëm në vend.

ROLAND QAFOKU

  1. Sot më 18 prill mbushen 25 vjet nga nisja nga puna e parlamentit të parë pluralist i dalë në zgjedhjet e para pas rrëzimit të sistemit komunist.
  1. Në kuvendin e Shqipërisë, që nga 18 prilli i vitit 1991 e deri më sot janë mbajtur gjithsej 7 legjislatura.
  1. Ato nisin nga legjislatura e 12 deri te aktualja, legjislatura e 18-të.
  1. Këto legjislatura janë zhvilluar në parlamentet e dala nga në 8 zgjedhje të përgjithshme parlamentare.
  1. Parlamentet kanë qenë 1991-1992, 1992-1996, 1996-1997, 1997-2001, 2001-2005, 2005-2009, 2009-2013 dhe 2013 e në vazhdim.
  1. Parlamentet kanë dalë nga zgjedhjet më 31 mars 1991, 22 mars 1992, 26 maj 1996, 29 qershor 1997, 29 qershor 2001, 3 korrik 2005, 28 qershor 2009, 29 qershor 2013.
  1. Këto 8 zgjedhje parlamentare 4 herë janë fituar nga të majtët dhe 4 herë nga të djathtët.
  1. Në këto zgjedhje parlamentare 4 herë ka qenë në mazhoranca Partia Demokratike, 3 herë ka qenë Partia Socialiste dhe 1 herë ka qenë Partia e Punës.
  1. Koaliconi i majtë ka fituar zgjedhjet e 31 marsit 1991, 29 qershor 1997, 28 qershor 2001, 23 qershor 2013.
  1. Koalicioni i djathtë ka fituar zgjedhjet parlamentare e 22 mars 1992, 26 maj 1996, 3 korrik 2005, 28 qershor 2009.
  1. Më 31 mars 1991, Partia e Punës së Shqipërisë në mazhorancë fitoi 60.6 për qind të të gjitha votave për vende të Kuvend.
  1. Më 22 mars 1992, Partia Demokratike në mazhorancë fitoi 62.09 për qind të të gjitha votave në Kuvend.
  1. Më 26 maj 1996, Partia Demokratike në mazhorancë fitoi 55.53 për qind të të gjitha votave në Kuvend.
  1. Më 29 qershor 1997, Partia Socialiste më mazhorancë fitoi 41.43 për qind të të gjitha votave në Kuvend.
  1. Më 3 korrik 2005, Partia Demokratike në mazhorancë mori 19.36 të vendeve në Kuvend.
  1. Më 2009, Partia Demokratike në mazhorancë mori 70 vende në parlament.
  1. Më 2013, Partia Socialiste në mazhorancë në koalicon me LSI fitoi zgjedhjet me 57.63 për qind të votave.
  1. Nga viti 1920 kur u hap parlamenti shqiptar e deri më sot kanë qenë 34 kryetarë kuvendi.
  1. Nga 18 prilli i vitit 1991 e deri më sot kanë qenë 7 kryetarë kuvendi.
  1. A ta janë Kastriot Islami, Pjetër Arbnori, Skënder Gjinushi, Namik Dokle, Servet Pëllumbi, Jozefina Topalli, Ilir Meta.
  1. Islami ishte kryetari i 28-të, Arbnori i 29-të, Gjinushi i 30-të, Dokle i 31-të, Pëllumbi i 32-të, Topalli e 33-të dhe Meta i 34-të.
  1. Mes kryetarëve Namik Dokle dhe Servet Pëllumbi kanë qenë përfaqësues të PS, Pjetër Arbnori dhe Jozefina Topalli të PD, Skënder Gjinushi i PSD, Ilir Meta i LSI dhe Kastriot Islami i PPSH.
  1. Jozefina Topalli është vetemja femër kryetar e kuvendit, jo vetëm në këto 25 vjet, por në gjithë historinë e parlamentarizmit shqiptar.
  1. Në këto 25 vjet, Jozefina Topalli me 8 vjet dhe Pjetër Arbnori me 5 vjet janë rekordmenë të qendrimit në detyrën e kryetarit të kuvendit në këto 25 vjet.
  1. Pas tyre janë Skënder Gjinushi 4 vjet në detyrë, Servet Pëllumbi me 3 vjet e 2 muaj, Kastriot Islami me 11 muaj.
  1. Më pak në detyrën e kryetarit të kuvendit në këto 25 vjet ka qendruar si Namik Dokle me 6 muaj e 26 ditë.
  1. Rekordmen në këto 7 legjislatura është Namik Dokle i cili ka qënë deputet i zgjedhur në të 9-ta legjislaturat në këto 25 vjet.
  1. Pas Namik Dokles, deputetët me më shumë mandate janë Sali Berisha dhe Ilir Meta nga 7 herë.
  1. Deputeti me moshën më të madhe në kuvend në këto 25 vjet ishte Haxhi Lleshi 78 vjeç në kuvendin e 1991, ndërsa aktualisht është Sali Berisha 72 vjeç.
  1. Kejdi Mehmeti është deputeja me moshë më të vogël deputete. Kur mori mandatin ajo ishte 20-vjeçe.
  1. Në këto 25 vjet, 7 legjislaturat e kuvendit kanë zgjedhur 6 presidentë të republikës.
  1. Presidentët janë: Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani.
  1. Presidenti i 4-t i shtetit shqiptar, Ramiz Alia u zgjodh nga parlamenti i vitit 1991-1992.
  1. Presidenti i 5-të i shtetit shqiptar Sali Berisha u zgjodh nga parlamenti 1992-1996 dhe nga 1996-1997.
  1. Presidenti 6-të i shteteit shqiptar Rexhep Meidani u zgjodh nga parlamenti 1997-2001.
  1. Presidenti i 7-të i shtetit shqiptar Alfred Moisiu u zgjodh nga parlamenti 2001-2005.
  1. Presidenti i 8-të i shtetit shqiptar Bamir Topi u zgjodh nga parlamenti i vitit 2005-2009.
  1. Presidenti i 9-të i shtetit shqiptar Bujar Nishani u zgjodh president nga parlamenti i vitit 2009-2013.
  1. Duke qenë se në vitin 2017 përputhen zgjedhjet parlamentare me ato presidenciale, parlamenti 2013-2017 mund të jetë i vetmi që mund të mos e zgjedhë një president.
  1. 4 presidentët Sali Berisha, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe Bujar Nishani janë zgjedhur në krye të shtetit kur ishin deputetë.
  1. Parlamenti i parë, ai i vitit 1991-1992, kanë qënë me 250 deputetë.
  1. Parlamenti i vitit 1992-1996, 1996-1997 kanë qenë me 140 deputetë.
  1. Parlamenti i vitit 1997-2001 kishte 155 deputetë.
  1. Pas miratimit të Kushtetuës, nga vitit 2001-2005, 2005-2009, 2009-2013, 2013-2017, parlamennti ka 140 deputetë.
  1. Kuvendi i vitit 1991-1992 kishte 9 femra deputete, kuvendi 1992-1996 kishte 9, kuvendi 1996-1997 21 deputete femra.
  1. Kuvendi 1997-2001 kishte 11 deputete femra, kuvendi 2001-2005 , 9 deputete femra.
  1. Kuvendi 2005-2009 kishte 9 deputete femra, kuvendi 2009-2013 kishte 22 deputete femra.
  1. Kuvendi 2013 e në vazhdim ka 24 deputete femra.
  1. Personalitetet më të rëndësishme të huaja që kanë folur në kuvendin e Shqipërisë në këto 25 vjet janë sekretaret e shtetit Madalene Allbright dhe Hillary Clinton.
  1. Azem Hajdari dhe Fatmir Xhindi, janë dy deputetë që janë ekzekutuar gjatë ushtrimit të mandatit.

9 8 7 6 5 4 3 2 1

 

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura