’50 euro për kandidatin e Forza Italia’, dëshmia për shitjen e votave në Itali

Nov 22, 2017 | 11:12
SHPËRNDAJE

Skandal me parate ne kembim te votes edhe ne Itali. Mediat italiane raportojne per skandalin me te fundit ne zgjedhjet rajonale te Sicilise dhe eurove te dhena per kandidatin e Forza Italia, Antonio Castro, aktualisht këshilltar në komunën e Acireales.

iene

“50 euro për një votë”. Blerja e pëlqimeve, në zgjedhjet e fundit rajonale të Sicilisë, është objekt i një shërbimi që transmetohet sonte në “Le Iene” në Italia uno.

 

 

Sipas raportimit, i dërguari Ismaele La Vardera, regjisori i cili në pranverë kandidoi për kryetar të bashkisë së Palermos, duke regjistruar fshehurazi bisedat me udhëheqësit e qendrës së djathtë, ka marrë dëshminë e një gruaje, të cilës i është ofruar nga një ndërmjetëse një shumë parash (50 euro) në këmbim të votës për kandidatin e Forza Italia, Antonio Castro.

Sipas regjistrimit, gruaja që foli ditën tjetër pas votimit, shkoi me një kamer të fshehur të tërhiqte paratë në vendin e treguar më parë nga ndërmjetësja: dhe ka marrë vërtet kuotën e rënë dakord.

Në emision shfaqet gjithashtu një listë votuesish të tjerë të cilëve iu janë ofruar para në këmbim të preferencës për kandidatin e Forca Italia.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura