5 vite nga ndarja nga jeta e Sokol Olldashit/ Basha: La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues

Nov 19, 2018 | 21:46
SHPËRNDAJE

Pesë vite pas ndarjes nga jeta të ish-ministrit dhe deputetit demokrat Sokoll Olldashi, kryetari i PD-së Lulzim Basha, e kujton përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale.

“Një mbrëmje si sot 5 vjet u nis me ngut drejt amëshimit Sokoli, i cili si pakkush jetoi përtej kohës së tij, më shpejt se koha e tij. Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues”, shkruan Basha në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura