5 mënyrat për të forcuar sistemin imunitar

Mar 10, 2020 | 21:50
SHPËRNDAJE

Rastet  e personave të prekur nga kornavirus shtohen çdo ditë, ndërsa njerëzit duket se janë në kërkim të mënyrave se si mund të mbajnë mbrojtjen natyrore të trupit të tyre të formën më të mirë.

Ekzistojnë një sërë mënyrash me të cilat mund të ndihmojmë sistemin tonë imunitar, për ta bërë atë sa më të fortë të jetë e mundur dhe ja disa prej tyre:

Capture

Reduktimi i stresit:

Stresi mund të shtypë sistemin imunitar dhe të ju bëjë më të prekshëm ndaj infeksionit, sipas ekspertëve. Hulumtimet kanë zbuluar se stresi shkakton një lëshim të hormonit kortizol, i cili mund të forcojë inflamacionin, një pararendës i shumë sëmundjeve, në trupin tuaj. Prandaj është  e rëndësishme të përpiqemi të ruajmë qetësinë.

Të konsumojmë sa më shumë fruta dhe perime

Të hash shumë fruta dhe perime çdo ditë mund të ndihmojë sistemin tonë imunitar. Ata ndihmojnë trupin me antioksidantë, të nevojshëm për të luftuar stresin.

Perimet si patatet e ëmbla, kungulli dhe panxhari janë të pasura me beta-karoten të cilën trupat tanë e shndërrojnë në vitaminën A.

Ne kemi nevojë për vitaminë A për të mbajtur shtresat mukozale në hundën dhe mushkëritë tona mjaft të forta për t’u mbrojtur kundër infeksionit.

Ushqime të tjera për tu përfshirë janë frutat portokalli dhe të kuq si portokalli, mango, kajsia dhe pjepëri.

Një gjumë i mirë

Është shumë e rëndësishme të siguroheni që të flini mjaftueshëm gjumë.

Laji duart rregullisht

Mbajtja e zakonit të mirë të higjienës mund të ndihmojë vërtet kur bëhet fjalë për të ruajtur shëndetin.

Larja e duarve sa herë që vizitoni tualetin, para dhe pas përgatitjes së ushqimit dhe herë të tjera gjatë ditës, me të vërtetë do të ndihmonte.

Vitamina D

Vitamina D është thelbësore për një sistem imunitar të mirë.

Besohet se vitamina D ndihmon në stimulimin e prodhimit të peptideve – substancave në trup që janë në gjendje të luftojnë bakteret, kërpudhat dhe viruset.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura