‘5 kryebashkiakët, vetëm maja e ajsbergut’, PD publikon videon: Ja pse Rama është përgjegjës kryesor për krimin në politikë

Jan 18, 2020 | 10:12
SHPËRNDAJE

Pas denoncimit te fundit te bere nga PD-ja, per kryebashkiakun e peste te Rames me te shkuar kriminale, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi perserit sot akuzen per kryeministrin e vendit, si pergjegjes kryesor per perfshirjen e krimit ne politike. 

bardhi

 

Ne faqen e tij ne Facebook, Bardhi publikon nje video, me deklaraten e Rames per ligjin e dekriminalizimit, cfare thoshte i pari i qeverise dhe padurimi i tij per hyrjen ne fuqi te ligjit, per te pare, sikunder theksonte ‘se kush jane keta kriminele qe perfliten’.

Postimi i Bardhit 

Edi Rama ? është përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë. ?‍☠
5 kryebashkiakët e rinj ilegjitimë, trafikantë droge, hajdutë, falsifikatorë, dhunues apo vrasës janë vetëm maja e ajsbergut të lidhjeve të Edi Ramës ? me botën e errët të krimit, tek e cila bazoi karrierën politike dhe po mban pushtetin. ?
Ndarja e politikës nga krimi nis me largimin e Edi Ramës. ❌

#KushEshteiRadhes #RamaIk #MjaftMeMashtrime #KrimiRama #LigjiAntiRama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura