5 goditje të mëdha / Nuhatje fantastike për talentet, ja përse Bajerni nuk duhet ta heqë Salihamixhiçin

May 27, 2022 | 18:37
SHPËRNDAJE

Legjenda e Bajernit dhe drejtori aktual sportiv, Hasan Salihamixhiç, ka qenë një nga figurat më të diskutueshme të klubit që kur u bë drejtor sportiv i klubit në vitin 2017. Çdo drejtor sportiv ka rekordet e veta të këqija dhe të mira, ndonëse kritikat ndaj Salihamixhiçit i atribuohen kryesisht për faktin se ai me kalimin e viteve i kishte lejuar vetes të bënte gabime fillestare, të cilat ai vetë do t’i rregullonte dalëngadalë.

210701_Salihamidzic_DON

Ka lojtarë që e duan “Brazon”, ka lojtarë që nuk e duan, pas sherrit që ndodhi me ishtrajnerin Hansi Flik. Një çështje tjetër që e sheh “Brazon” në një sy kritik është planifikimi i skuadrës, kështu që ne do të shikojmë transferimet e tij më të mira ndonjëherë. Dikush mund të argumentojë se ka pasur të këqija, tani do të shohim se sa ka pasur të mira, pa ndonjë renditje të veçantë.

LEON GORECKA – Mesfushori gjerman iu bashkua Bajernit si një transferim i lirë nga Shalke në sezonin 2018- ‘19. Pas një sezoni të mirë të parë në Mynih nën drejtimin e Niko Kovaç, Gorecka më në fund ishte në gjendje të vendosej si një lojtar i rregullt dhe një nga shtyllat e skuadrës duke filluar nga sezoni 2019- ‘20, ku krijoi një çift të mrekullueshëm me Joshua Kimishin dhe Tiago Alkantarën.

Gorecka dikur ishte një nga talentet më të kërkuar para se të merrte formë kalimi i tij te Bajerni. Paraqitjet në Kupën e Konfederatave 2017 me Gjermaninë i dhanë atij shumë njohje dhe u etiketua gjerësisht si pasuesi i ligjshëm i fituesit të Kupës së Botës 1990, Lotar Matues, për shkak të stilit të ngjashëm të lojës.

Gorecka mund të luajë si mesfushor sulmues dhe mesfushor mbrojtës, përveçse të luajë “box-to-box” në rolin e tij natyral. Që kur iu bashkua Bajernit, Gorecka ka shënuar 28 gola dhe ka bërë 29 asistime në 139 ndeshje. Në verën e vitit 2021, Hasan Salihamixhiç ishte i rëndësishëm në zgjatjen e gjermanit.

Emri: Leon Gorecka Datëlindja: 6 shkurt 1995 Vlera: 70 milionë euro

JAMAL MUSIALA – Lojtari anglezo-gjerman iu bashkua skuadrës së të rinjve të Bajerni në verën e vitit 2019 nga sektori i të rinjve të Çelsit. Musiala pati një fillim dërrmues te Bajerni, pasi kishte luajtur shumë pak si për skuadrën amatore ashtu edhe për ekipet e të rinjve. Në sezonin 2020- ‘21, mesfushori sulmues bëri depërtimin e tij teksa shënoi golin e tij të parë për skuadrën profesioniste kundër Shalkes. Nënshkrimi i Musialës është akredituar kryesisht te Salihamixhiç dhe tani drejtor teknik, Marko Nepe.

Emri: Jamal Musiala Datëlindja: 26 shkurt 2003 Vlera: 55 milionë euro

LUKAS HERNANDEZ – Francezi është transferimi më i shtrenjtë në historinë e Bajernit, pasi ka kushtuar 80 milionë euro ai iu bashkua klubit në verën e sezonit 2019-‘20. Fatkeqësisht, Hernandez nuk ishte në gjendje të vendosej në sezonin e parë për shkak të një dëmtimi tjetër afatgjatë që e mbajti jashtë deri në shkurt.

Me pandeminë që shtyu ndeshjet e futbollit, Hernandez ishte në gjendje të fitonte pak minuta lojë dhe pak ndeshje si titullar, pasi David Alaba po pushtonte anën e majtë të mbrojtjes qendrore. Në sezonin e dytë, ai ishte në gjendje të shfaqte aftësitë e tij. Hernandez më në fund ka mundur të jetë titullar që nga ardhja e Julian Nagelsmanit dhe largimi i Alabas, edhe pse i ka kushtuar shumë.

Emri: Lukas Hernandez Datëlindja: 14 shkurt 1996 Vlera: 50 milionë euro

BENZHAMË PAVAR – Një tjetër ndërkombëtar francez që iu bashkua Bajernit në të njëjtin sezon me bashkatdhetarin e tij Hernandez. Ai ishte në gjendje të merrte pjesë në finale kundër PSG-së ku u fotografua në mënyrë të famshme duke motivuar ekipin. Ai i fitoi Bajernit trofeun e Kupës së Botës për Klube të FIFA-s kundër Tigres duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes.

Emri: Benzhamë Pavar Datëlindja: 28 mars 1996 Vlera: 30 milionë euro

ALFONSO DEJVIS – E fundit, por jo nga rëndësia, ndoshta nënshkrimi më i madh i “Brazos” që ka bërë ndonjëherë te Bajerni si drejtor sportiv, Alfonso Dejvis. Kanadezi iu bashkua gjermanëve në vitin 2018 nga “Vancouver Whitecaps” për një shumë prej 10 milionë eurosh dhe që tani vlen 70 milionë. Pa dyshim, është nënshkrimi më i madh që “Brazo” ka bërë ndonjëherë si drejtor sportiv.

Emri: Alfonso Dejvis Datëlindja: 2 nëntor 2000 Vlera: 70 milionë euro

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura