5% e ekipit pozitiv, shpërthen Valencia: E morëm virusin në Milano!

Mar 17, 2020 | 9:39
SHPËRNDAJE

Rritet gjithnjë e më shumë numri i të infektuarve me koronavirus te skuadra e Valencias. Pasi rezultuan 5 lojtarë pozitivë.

valencia

(Gayà, Garay, Mangala, Camarasa y Juan Aliaga), klubi ka informuar mbrëmjen e djeshme se ka edhe 9 raste të tjera në skuadër dhe në stafin teknik. Valencia nuk e ka dhënë ekzakt numrin e të infektuarve, por bën me dije se janë raste asimptomatike dhe të gjithë po ndjekin këshillat dhe indikacionet e mjekëve.

SAN SIRO

35% e skuadres- Valencia ka zbuluar se 35% e skuadrës (lojtarë dhe staf) rezultuan pozitiv dhe sipas spanjollëve kjo ka ndodhur prej ndeshjes me Atalantën në Milano dhe Mestaja. “Klubi mori masa drastike por u detyruam të luajmë më 19 shkurt në Milano, e cila u bë zona më e nxehtë e koronavirusit. Për këtë arsye rezultatet tregojnë se dy ndeshjet me Atalantën kanë provokuar 35% raste pozitive”, shkruhet në deklaratë. Valencia fajëson UEFA-n dhe Atalantën për këtë situatë.

PËRGATITI: Gentjan Alinani – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura