5 ditë pas përmbytjeve/Banorët në Valias: Jemi penduar që erdhëm nga Veriu në Tiranë

Dec 4, 2017 | 21:53
SHPËRNDAJE

Edhe pse kanë kaluar 5 ditë nga përmbytja, uji nuk është larguar ende nga banesat në Valias.

Duke shfrytëzuar rrezet e pakta të diellit që dolën sot, shumë banorë, kishin nxjerrë të thanin ato çka mundën të shpëtonin nga vërshimi i ujit. Tek të gjitha shtëpitë në rrugën “NATO”, duken ende shenjat e ujit në mure. Në disa prej tyre niveli arriti deri në 1 metër e gjysmë.

Banorët thonë se dëmet që ka lënë pas përmbytja janë shumë të mëdha.

“Asnjë sens nuk na ka ngelur, përveç njerëzve të gjallë”.

Të ardhur nga zonat e thella të veriut për një jetë më të mirë në kryeqytet  shumë banorë, janë penduar  për zgjedhjet që kanë bërë.

“Ta dija nuk kisha ardhur kurrë këtu”

Pak më tej, në rrugën kryesore, siç ndodh gjithmonë në  Shqipëri pas përmbytjes,  ka nisur pastrimi i kanaleve kulluese. Banorët na tregojnë se ky kanal ka mbi 20 vite që nuk është pastruar.

Burimi: Klan Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura