“5 biznesmenët” Salianji i përgjigjet Ramës: Po vjehrri i kreut të PS dhe miqtë e Roshit paratë e kujt pastrojnë

Nov 17, 2017 | 13:36
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është përgjigjur kryeministrit Rama pas deklaratave të këtij të fundit të bëra ditën e sotme në Kuvend, gjatë replikës me kreun e opozitës, Lulzim Basha, teksa përmendi disa emra biznesmenësh të njohur në vend.

Deputeti demokrat nga foltorja tha se këta pesë emra biznesmenësh nuk e ilustrojnë të gjithë situatën ekonomike apo kriminale në vend. Salianji iu drejtua më tej duke e pyetur se a janë të ndershëm apo paratë e kujt pastrojnë njerëzit e ish-kryabashkiakut të Kavajës apo vjehrri i një kryetari të PS?!

“Kryeministri del në këtë sallë dhe flet në personale, për njerëz që nuk janë në këtë sallë, a thua se këta pesë emra qenkan dhe  ilustruakan gjithë situatën ekonomike apo gjithë situatën kriminalistike në vend. Po a janë biznesmenë të ndershëm ata, vjehrri i kryetarit të Partisë Socialiste dhe miqtë e ish-kryebashkiakut të Kavajës që u kapën me mijëra hektarë. Paratë e kujt do të pastronin ata? Të  këtyre biznesmenëve  të ndershëm që përmend katër a pesë? Apo të njerëzve të lidhur me qeverinë?” tha Salianji

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura