47 vjet nga rivendosja e demokracisë në Greqi/ Tritan Shehu: Shqipëria po rrëshqet drejt një regjimi autokratik lindor, duhet përmbysur!

Jul 24, 2021 | 18:36
SHPËRNDAJE

Deputeti i zgjedhur i PD-së në Gjirokastër Tritan Shehu, ka kujtuar sot përmes një komenti në rrjetet sociale 47-vjetorin e përmbysjes së regjimit të kolonelëve në Greqi dhe rivendosjen e demokracisë.

tritanshehu

Ndërsa liston mësimet që jep demokracia greke, Shehu thekson se Shqipëria po rrëshqet nga një demokraci e brishtë drejt një regjimi autokratik lindor, që sipas tij duhet përmbysur ashtu siç bënë grekët 47 vjet më parë.

“Mbas çdo dite që kalon ndryshimi bëhet më i vështirë e çmimi veçse rritet”, e mbyll mesazhin e tij Shehu.

Komenti i plotë

Sot mbushen 47 vite nga permbysja e rregjimit te koloneleve ne Greqi e rivendosja e demokracise aty, mbas disa vitesh mohimi te saj.

Ajo cfare ndodhi atehere ne Greqi, djepi i demokracise, eshte nje mesim i qarte per te gjithe e tregon pikerisht:

1-Sa e brishte eshte demokracie e sa kujdes duhet treguar ne ruajtjen e mbrojtjen e saj, si gjene me te cmuar per cdo popull.

2-Cmimin e larte, qe paguajne popujt kur e humbin ate.

3-Te verteten e pa diskutueshme se ballafaqimi me rregjimet per permbysjen e tyre e rivendosjen e demokracise kerkon perpjekje, rrezistence, levizje te madhe popullore, sakrifica, me nje cmim jo te vogel disa here, por te domosdoshem.…

Qe me tej te rilindi demokracia, ashtu si ndodhi ne Greqi kur rikthimi i Karamanlisit shenoi fundin e diktatures, mbas perpjekjeve te gjata e te veshtira popullore e politike kjo.

E them sot kete pikerisht per vendin tim, i cili nga nje demokraci e brishte per vete historine tone, po rreshqet cdo dite nga “shinat” e saj drejt nje rregjimi autokratik lindor, qe pa asnje dyshim duhet perballuar e permbysur, sic bene greket 47 vite me pare.

Mbas cdo dite qe kalon ndryshimi behet me i veshtire e cmimi vecse rritet.

gr1 gr2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura