43-vjeçari për pak humbi jetën, mjekët zbulojnë se shkaktar ishte jorgani dhe paralajmërojnë

Nov 19, 2019 | 19:10
SHPËRNDAJE

Doktorët kanë paralajmëruar rreth rreziqeve që sjellin për mushkëritë jorgani apo jastëku me pupla, pasi një person për pak humbi jetën.

Martin Taylor, 43 vjeç shkoi në spital pasi prej tre muajsh kishte probleme me frymëmarrjen. Shëndeti i tij u përkeqësua deri në atë pikë sa ai nuk mund të rrinte dot në këmbë.

1

Ai thotë se i duheshin 30 minuta për t’u ngjitur në katin e dytë të shtëpisë së tij, pasi i duhej të pushonte pas çdo dy shkallëve që ai ngjiste.

Sipas “The sun”, mjekët e kishin pyetur nëse në shtëpinë e tij kishte myk apo nëse mbante kafshë shtëpiake, por duket se as ky nuk ishte problemi i rëndimit shëndetësor. Por në një nga konsultat, ai ishte kujtuar për një detaj, duke u thënë mjekëve se së fundmi kishte ndërruar jorganin dhe jastëkun e tij sintetik, duke i marrë me mbushje prej puplash.

2

Ishin pikërisht puplat ato të cilat i kishin shkaktuar këtë lloj alergjie të rrallë, e cila nëse lihej për një kohë të gjatë pa u trajtuar, shkaktonte deri dhe vdekjen. testet e gjakut identifikuan antitrupa ndaj pluhurit të pendëve të shpendëve, një gjendje kjo në të cilën mushkëritë acarohen rëndë si rezultat i përgjigjes imune të trupit.

Pas këtyre rezultateve, 43-vjeçari e ndërroi sërish jorganin dhe jastëkun duke marrë ato hiperalegjike, dhe brenda një viti, shërimi i tij ishte i plotë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura