42 eurodeputetë kërkuan liberalizimin e vizave me Kosovën, Presidenti Meta: Qytetarët e meritojnë, duhet të ndodhë sa më parë. Perspektiva europiane…

Jul 7, 2020 | 21:26
SHPËRNDAJE

Pas kërkesës së 42 eurodeputetëve, të cilët kërkojnë liberalizimin e vizave me Kosovën, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

meta

Përmes një shënimi në facebook, Kreu i Shtetit thotë se liberalizimi i vizave është një domosdoshmëri për Kosovën, që duhet të ndodhë sa më parë sepse qytetarët e meritojnë.

Teksa vlerëson gjestin e eurodeputetëve që kanë kërkuar heqjen e vizave, Meta shprehet se perspektiva evropiane e Kosovës po rritet dhe forcohet çdo ditë.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është mëse i merituar, dhe një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.
E përshëndes gjestin politik të 42 anëtarëve të Parlamentit Europian, në mbështetje të perspektivës europiane të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon!”
shkruan Presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura