“41 Sekretet”- Ben Blushi rrëfen historinë nga fëmijëria: Bashkë me Andi Bushatin vodhëm numrin e Enver Hoxhës dhe e shpërndamë në klasë! Si u ngrit shteti ‘në këmbë’…

Nov 15, 2022 | 13:12
SHPËRNDAJE

Botimi më i fundit i Ben Blushit i titulluar “41 Sekretet” do të jetë nga nesër në stendat e panairit të librit në Pallatin e Kongreseve.

blushiiiii

Pjesë të librit, Blushi ka zgjedhur të bëjë edhe një histori që daton gjatë periudhës së komunizmit, shkruan Balkanweb.

Është fjala për vitin 1977, kohë kur autori i veprës Ben Blushi dhe analisti Andi Bushati, asokohe shokë në klasën e tretë vodhën numëratorin telefonik të Komitetit Qendror të Partisë.

Në këtë numërator ndodhej dhe numri sekret i Enver Hoxhës të cilin e dispononin shumë pak persona.

Në libër rrëfehet se si Blushi dhe Bushati e shpërndanë numrin në klasë dhe për disa ditë shokët e tyre që kishin telefon në shtëpi e telefononin dhe nga ana tjetër nuk e ngrinte askush.

Kjo situatë vuri në lëvizje institucionet shtetërore të cilët më pas verifikuan se kishin të bënin me një lojë fëmijësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura