40-vjeçarja: Bashkëshorti më tradhton dhe nuk do të heqë dorë nga e dashura e tij

Apr 22, 2021 | 22:46
SHPËRNDAJE

Bashkëshorti im, prej pothuajse 20 vitesh, nuk heq dorë nga e dashura e tij dhe kjo gjë më vret kaq shumë”. Kështu nis të rrëfehet një grua për “Dear Deidre” të “The Sun”.

tradhtia

Ne jemi 40 vjeç dhe gjatë verës së kaluar i gjeta disa mesazhe në telefon nga një grua, pastaj u ballafaqova me të dhe e pranoi se po më tradhtonte.

Ai më premtoi se do t’i jepte fund gjithë kësaj, por nuk ndodhi kështu, sepse vazhdoi të takohej me të.

Isha aq e mërzitur sa u largova nga shtëpia për dy javë përpara Krishtlindjeve derisa ai mu lut që të kthehesha, duke më premtuar se do nuk do të më tradhtonte më.

Ai nuk e telefonoi më atë për një javë, por pastaj situata ndryshoi përsëri dhe çdo gjë u kthye si më parë.

Kur u ballafaqova sërish me të, më tha se po komunikonin thjesht si miq dhe se nuk kam pse të shqetësohem.

Nuk mund të duroj më shumë, situata po më bën të përjetoj ankth dhe po marr mjekime. I kam kërkuar që duhet të shkëpusë çdo kontakt me të ose unë do t’i jap fund martesës.

“Dear Deidre” për një situatë të tillë thotë:

Bashkëshorti yt nuk po tregohet real, sepse mendon se mund të mbeten miq ndërkohë që është i martuar me ty. Edhe nëse ka ndaluar tradhtinë, ai nuk po i merr në konsideratë ndjenjat e tua, duke vazhduar të ruajë kontaktet me të.

Gjej një moment të përshtatshëm për t’i treguar se dëshiron që martesa të funksionojë, por gjërat duhet të ndryshojnë. Është koha që të kujdesesh për veten tënde.

Ai duhet ta kuptojë se sa shumë po të lëndon dhe të vendosë nëse do të qëndrojë në këtë martesë, apo do të heqë dorë nga ti.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura