“40 shtëpi të pabanueshme në Prezë të Vogël”, Basha: Të bëhet rivlerësimi i dëmeve dhe të financohet rindërtimi

Dec 1, 2019 | 18:08
SHPËRNDAJE

Këtë pasdite kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Prezë të Vogël për të inspektuar situatën pas tërmetit.

5

Basha bën me dije se në këtë zonë rreth 40 shtëpi janë të pabanueshme dhe ende nuk janë sqaruar se çfarë do të bëhet me banesat e tyre.

“Në Prezë të Vogël, pranë kryeqytetit tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha. Rreth 40 shtëpi janë praktikisht të pabanueshme, por njerëzit nuk janë sistemuar akoma të gjithë në çadra. Banorët e Prezës së Vogël, si të gjithë të prekurit nga tërmeti, nuk janë akoma të sqaruar se çfarë do të bëhet me banesat e tyre dhe nëse do të ketë apo jo ndihmë financiarë nga shtetit. Shumica prej tyre nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike për të të rindërtuar një shtëpi nga e para apo për të bërë rregullime të mureve të shembur e të çarë plotësisht”, tha Basha.

Kreu i demokratëve bën thirrje për rivlerësimin e dëmeve dhe të ndihmohen financiarisht familjet për ri ngritjen e banesës.

“Duhet të bëhet vlerësimi. Nëse shtëpia nxirret jashtë përdorimit, financohet e gjitha. Ndihma financiare është edhe një nga qëllimet e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Banorët dëshmuan se disa nga shtëpitë janë dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit, por askush nuk ka marrë asnjë masë. Pamjet tregojnë se tërmeti i fundit i ka nxjerrë ato jashtë funksioni dhe burim rreziku për jetën e familjarëve”, u shpreh Basha.

10 basha 1 2 3 6 4 7 9 8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura