4 orë protestë! Turma qëlloi derën e Kryeministrisë, tentoi të futej brenda

Dec 8, 2015 | 13:07
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ka qenë e tensionuar protesta e opozitës sot, teksa është gjuajtur me vezë, shkopinj e gurë drejt Kryeministrisë dhe disa protestues thyen kordonin policor e u ngjitën në sheshpushimin e godinës së shefit të qeverisë. Protesta nisi 30 minuta me vonesë, pasi ishte lajmëruar në orën 11:00. Fjalimet janë hapur nga dy deputetët e opozitës Gent Strazimiri dhe Arben Ristani. Ata kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe rrëzimin e qeverisë Rama-Meta.

Efektivet e policise mbi Kryeministri gjate momenteve te tensionit ne protesten e opozites
Efektivet e policise mbi Kryeministri gjate momenteve te tensionit ne protesten e opozites

Qindra protestues me thirrje e pankarta në duar, kanë thirrur kundra qeverisë. Dhjetra e qindra autobusë e makina private sollën simpatizantë të PD-së nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ndërsa përpara kryeministrisë janë marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë.

85

Ndryshe nga herët e tjera, kur Policia ka vendosur gardhin me femra përpara godinës së Ramës, sot janë vendosur dy kordonë, njëra me femra, dhe në anën tjetër kordoni i efektivëve meshkuj. Pritet që protestuesit të qëllojnë me vezë gjatë manifestimit, teksa të rinjtë demokratë janë parë të dalin nga selia e PD-së me bikerina me vezë në duar.

ORË PAS ORE:

Protestuesit djegin parrullat me fytyren e kryeministrit Edi Rama
Protestuesit djegin parrullat e pankartat me fytyren e kryeministrit Edi Rama

Ora 14:20 Vijon protesta e opozitës, e spostuar tek Ministria e Brendshme, aty ku tubuesit i kanë vënë flakën bunkerit që po ndërtohet atje.

Ora 13:02 Turma qëllon me gurë e tymues derën e Kryeministrisë, protestuesit tentojnë të hyjnë brenda.

12358301_10208244844667587_10743684_n 12348238_10208244841707513_1204314009_n

Turma gjuan derën e Kryeminstrise
Turma gjuan derën e Kryeminstrise

grilaaa

Ora 12:40 Astrit Patozi: Kjo ditë është reflektim dhe bashkim, ne kemi mandatin edhe të atyre qindra mijërave të tjerë që për arsye të ndryshme nuk kanë ardhur të na bashkohen, por që njësoj si ne e kanë bërë lanet me kohë këtë qeveri kusarësh. Përgjegjësia jonë është më e madhe, ne përfaqësojmë Shqipërinë e revoltuar që kërkon zgjidhje, përgjegjësinë që na takon ta marrim duke filluar që sot e prej këtu.

Të nderuar miq ne nuk e nderojmë dot aktin e studentëve të tjerë nëse nën shembullin e tyre nuk bëjmë detyrën tonë tani, 25 vjet më parë vendi ishte në udhëkryq të mungesës së lirisë, sot jemi në buzë të greminës nga abuzimi me lirinë, sot nuk kërcënohemi nga rikthimi i diktaturës, edhe sikur të duan Rama me Metën nuk e rikthejnë dot, por është rrëshqitja në honet e korrupsionit, krimit dhe arrogancës së një qeverie që i tregon dajakun qytetarëve të vet që është më e rrezikshme sa dikur.

75

I takon PD nderi i një lëvizje të madhe politike për nder e dinjitet, kjo nuk ishte zgjedhja jona, por përcaktimi i Ramës e Metës për ta trajtuar vendin si mall pa zot, ndaj misioni i PD dhe cdo qytetari është një, largimi i kupolës dhe zgjedhjet e reja si i vetmi shpëtim.

y1

Kjo është qeveri e rrëzuar moralisht, por mbahet në këmbë nga babëzia për të grabitur gjithçka, shumica janë të lirë vetëm për te qene të varfër e për të shkuar në burg, ne nuk presim të bjerë vetë ndryshe nuk do të kishim.

Rama na katandisi të mos e ndajmë deputetin nga vrasësi, nëpunësin nga banditi, ky vend nuk është parajsë kur horrat në pushtet sundojnë, ne nuk kemi atdhe tjetër as për ta ndërruar e as braktisur, ne mund të largojmë shkakun e dëshpërimit qeverinë e korruptuar, vendi ku kemi vendosur të jetojmë e duam të rrisim fëmijët, ju ftoj të gjithëve të marrim fatin në dorë ta refuzojmë, mundim e shembim këtë qeveri, kjo qeveri ka rënë

u1

Ora 12:38 Protestuesit teksa flet mbesa e At Zef Pllumbit, hedhin në shkallët e kryeministrisë tymues.

tymiii

Ora 12:37 Arben Imami: Qeveria që nuk ka respekt, kur prish banesa, ose ndalojnë qytetarët, dhe armiqtë nuk e ëndërronin që në një vit të mbanin në komisariate 38 mijë shqiptarë këtë e arriti Rama e Meta. a ka liri ky dhe ku na shkel këmba, a janë shqiptarët që mund të shkelen në këtë mënyrë, i kujt është ky vend i pak njerëzve apo i të gjithëve, ta cojmë përpara këtë gjë, mos harroni kemi një armik kundërshtarë jo të lehtë, i paarsyeshëm, që ska kontakt me realitetin dhe nuk do ta marrë mesazhin nga ky popull si merr nje i mençur, ndaj kjo rrugë e protestave do të jetë rrugë e sakrificave tona, duhet ta bëjmë këtë sakrificë për një të ardhme më të mirë, për lirinë e vendin, zhvillimin ekonomik.

Policet femra rrethojne Kryeministrine
Policet femra rrethojne Kryeministrine

policet

Ora 12:31 Grida Duma Varfëria nuk është blu, rozë, nuk ka ngjyrë partiake, është e zezë dhe e zezë është hija që sundon në të nesërmen e shqiptarëve sot. 25 vite më parë studentët ndërruan fatin e historisë, 25 vite më pas askush nuk fal më të fillojë nga zero, shqiptarët po prekin fundin, por askush nuk fal që të sakrifikojnë jetën e fëmijëve duke i shkelmuar jashtë atdheut, të vjedhësh miliona në tendera ilaçe dhe miliona të bëhen borxhe në listat e ushqimeve, të taksosh me miliona dhe mijëra të jenë të papunë si mundesh ti kryeministër të shkelësh mbi besimin e 1 milionë dhe sot të qeverisësh mjerimin e 2 milionëve, nuk qeveriset mjerimi. ky nuk është fundi i shqiptarëve, ky është fundi i kësaj qeverie.

Ora 12:29 Qëlliohet me gurë tenda e Kryeministrisë.

12356824_10208157949332249_5127713416356882564_o 12339332_10208157948452227_3587085019711551976_o

Ora 12:27 Dashamir Shehi: Jemi mbledhur për të parë përpara, kjo qeveri e ka mbaruar ciklin e përkeqësimit, e ka mbyllur në dy vjet, nuk e ka kuptuar se nuk është për të sunduar, por për të qeverisur. Kjo mendon se mund të na sundojë, ne themi jo. Marshim të pandalshëm që nuk ka kthim pas, qytetarët, populli demokrat ta quajmë nuk është kundër taksave dhe nuk i do, por ato duhet t’i paguajnë njëlloj, ligji duhet të jetë për të gjithë nuk e sundon vendin një grusht njerëzish, ky është sundim nuk është qeverisje, ne nuk duam një vend që të gdhijmë milionerë, por ne me qeverisje të mirë mund të gdhihemi në punë, t’i dalim për zot kalamajve tanë, nga ky shesh njerëzit nuk kanë ardhur kurrë kërkesa të ekzagjeruar as luksi, ne pretendojmë punë e dinjitet që fëmijët të mos marrin rrugët, kaq e kanë për detyrë këta dy zotërinj, e ata që janë pas atyre dyerve. Ta kthejmë vendin të jemi shtet normal.

Ora 12:18 Mirela (qytetare): Jam pa punë, burri pa punë, kemi tre fëmijë mezi i ushqejmë, kërkojmë punë nuk ka, nuk na japin ndihmë ekonomike se thonë që keni televizor, boll me vuajtje, na kanë shkatërruar shpresën, dua jetë për familjen dhe kjo është me largimin e Edi Ramës.

Ora 12:13 Gerd Bogdani: Për të thirrur fort se shqiptarët nuk e duan burgun, nuk duan të falimentojnë e të vdesin spitaleve ndërkohë që Beqët me shokë pasurohen, ne i themi jo rritjes së taksave, reformës në arsim që i ndalon të drejtën të rinjve, jo reformës fiskale. qeverisë i ka ardhur fundi, sepse me justifikimin se bën shtet po shtyp shqiptarët dhe pasuron veten, qeveria të ikë se nuk është më e qytetarëve, por e pasunarëve dhe qeveritarëve. koha ka ardhur sot pas dy vitesh rilindje të marrë 1 milionë shkelma nga ju, nga jugu në veri. Shqipëria nuk është e pasunarëve, e zuzarëve, e këtij piktori të dështuar, turistit që bredh lart e poshtë me lekët e shqiptarëve. Shqipëria është e shqiptarëve, e të rinjve për një të ardhme më të mirë nesër, që është pa Edi Ramën sot.

12322969_10208157912131319_4977392239640203653_o

Ora 12:10 Një nga protestuesit ngjitet në sheshpushimin e Kryeministrisë pasi theu kordonin policor.

12310066_10208157902931089_8864813434987052920_o

Ora 12:05 Flamur Noka: Liri ka vetëm për trafikantët, banditët, kriminelët, të zhyturit në korrupsion, për qeveritarët e inkriminuar, para si lumë në xhepat e kusarëve, të vjedhura në taksat tuaja, të cdo shqiptari.

Jemi përballë të njëjtit regjim por jo etërit, por bijtë e tyre bastardë, njësoj i ka munduar qytetarët si regjimi i etërve, i zhyti në mjerim, në skamje, eksod të ngjashëm me atë të viteve 90. Mbizotëron e njëjta zi buke si ajo e viteve 90, para një regjimi që mbahet në këmbë me polic e dhunë se e di që qytetarët e urrejnë regjimin.

Edi rama është i përfshirë në krime, i kapur nga krimi e korrupsioni, dimë që është hera e parë në 25 vjet të demokracisë që një ambasador i SHBA ka drejtuar gishtin drejt kryeministrit dhe ministrit bastardë si të lidhur me krimin me fakte dhe prova. Njerëz që kanë ngritur krimin në pushtet dhe sistem, vetëm një regjim si ky e ka shndërruar vjedhjen në të vetmin garë që zhvillohet në këtë vend, vetëm nga ky dhe ministrat e tij, qytetarët presin nga Zoti, qytetarët nuk mund të presin nga Zoti. Është koha që qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre se nuk mund të pranojnë të njëjtin regjim.

Regjimi i kuq i etërve mbijetoi 45 vjet, por ky regjim burracakësh nuk e lëmë as 45 minuta, as 45 sekonda, ndaj jemi këtu të themi që Zot jemi ne, jeni ju, shqiptarët dhe jo trafikanët, koha ka ardhur ti shporrim, koha është sot, tani, ta rrëzojmë regjimin më bastard që ka parë vendi.

Ora 11:58 Qëllohet me shkopinj dhe kapsolla drejt Kryeministrisë. Protestuesit djegin parrullat e pankartat me fytyrën e kryeministrit Edi Rama.

12309894_10208157885650657_7379829449350191718_o

Ora 11:50 Edmond Spaho: Ne duam të jetojmë në këtë vend por jo me këtë qeveri që na ka mashtruar e tradhtuar, ne protestojmë se nuk jemi bashkëpunëtorë në rrënimin e vendit, të ikë qeveria, të ikë Rama, Meta e vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë realitet, askush s’mund të na pengojë, ora e lirisë po troket si para 25 vitesh, shkundu tirani, fundi po vjen.

12362714_10208157796328424_4958574636000243331_o

Ora 11:45 Arben Ristani: Në këtë datë, në jubile të protestave që përmbysën regjimin, duhet të ishim bashkë duke festuar për nder të asaj që bëmë atëherë, për nder të punës dhe djersës së derdhur në këto vite për një jetë më të mirë, vend më të begatë. Ja ku jemi duke protestuar sepse nuk na ka mbledhur një datë, por një mandatë e zezë që na ka rënë për pjesë, qeveria Rama-Meta, kundër saj po protestojmë me të njëjtin zemërim si 25 vjet më parë, ndihemi të mashtruar me bijtë e etërve mbi shpinë që si shushunja thëthijnë trupin tonë. kryeministri akumulon 200 milionë euro pasuri të vjedhur nga popull, shohim familjarë që vetevriten se pushohen nga puna, minorene që burgosen me nënën për energjinë, ndërkohë që 400 milionë euro banda kriminale në pushtet i vjedh nga doganat, zemërim e protestë kur shohim që bizneset mbyllen, varfëria shtohet, njerëzi merr rrugët e kurbetit, 100 mijë ikën, 200 mijë aplikojnë për viza amerikane, ikin për shkak të Ramës e Metës, ndërkohë që soji e sorollopi i tyre vjedhin 700 mln në tendera e prokurorime publike, me lekët e djersës sonë ata blejnë jaguarë. Bashkë me shpresën po vdes dhe besimi, krimineli duhet të ishte në burg e jo në kuvend dhe ai i djeshmi të ishte harruar e jo nderuar nga shteti. Ne mund t’i themi ndal kësaj qeverie, neveri për këtë qeveri, nuk duam pushtetin dhe ndërrimin e vendeve, por ti jepet mundësia popullit me zgjedhje të parakohshme me votë të lirë e të ndershme të vendosë për rrugën që duhet të ndjekë vendi. Poshtë qeveria Rama-Meta. Protesta të vazhdueshme….

Ora 11:42 Protestuesit gjuajnë me vezë në drejtim të Kryeministrisë.

12314376_10208157853249847_6412772853035136186_o

vezet

Ora 11:31 Gent Strazimiri flet para turmës së mbledhur para Kryeministritë.

“…na ndajnë dhe fare pak orë nga thirrja e parë këtu e 25 vjet më parë në qytetin me banorët më të rinj të Shqipërisë, në një natë pa drita, pa bukë, gri, me hije të sigurimit, thirrën poshtë komunizmit, dhe aty nisi drita jonë. I kishin katandisur bijtë e shqipes që të vetmen aspiratë kishin të shkonin në europë, vuante për bukë atdheu, vuante nga plagët e shkaktuara prej baballarëve të tyre që sot janë nëpër zyra, i vrisnin poetët e atdheut në mes të shesheve, me cinizëm firmoste për vrasjen e poetit KriRtaq rama, Biblil Klosi, Hamid Beqja, Sulejman Bushati. Sot pas 25 vjetësh atdheu nuk gjen dot paqe. Jemi këtu ti japim paqe atdheut…25 vet më parë dukeshin shumë të fortë, e mbajtën 46 vjet atdheun, dukeshin të fortë se kishin Titon, pastaj Stalinin, e pastaj dukeshin të fortë se kishin në krah kinezët, sot janë po ato qelbësira që duken të fortë se aleancën e kanë bërë me krimin, trafikantët e prostitutave, narkotrafikun, bijtë e shqipes enden në europë më shumë se sirianët, afganët e irakenët. A e duam ne këtë vend më pak se afganët, jo motra e vëllezër, atdheun e kanë plagosur të njëjtët kërma, jemi mijëra herë më shumë se studentët 25 vjet më parë, rreth e qark na rrethojnë sigurimi i shtetit, oficerët e Kadri Hazbiut që sot gjasme do ruajnë demokracinë, ne u themi nuk jeni shteti, ne jemi populli dhe ju jeni të pushuar. Ne nuk na ndal narkoenverizmi që kanë ngritur, nuk është shtet burgu, papunësia, varfëria, nisim rrugëtimin për të marrë fatet e atdheut, për ti thënë ndal rikthimit të së kaluarës, na mungon azem hajdari lideri i dhjetorit, por mos harroni. secili ti dalë zot atdheut, sot del mesazhi që niset e nuk ndalet, mesazh patriotik që duhet të shkojë kudo, besimin e bëjmë të gjithë bashkë ne, sa më shumë të bëhemi aq më shumë ngjallim shpresën, nëse atdheu lëngon nuk ndërrohet atdheu, ndërrohet qeveria”,- tha Strazimiri.

12322812_10208157822289073_5925066214084021711_o

Ora 11:30 Këndohet himni kombëtar. Basha dhe eksponentë të PD-së në podium.

Ora 11:27 Protestuesit thirrje kundër Qeverisë.

12322443_10208157810408776_1512576765179534541_o

 

12356758_10208157800648532_1807560872700504468_o

Ora 11:25 Kreu i PD-së Lulzim Basha mes protestuesve duke shkuar drejt Kryeministrisë.

basha

Ora 11:13 Mbushen rrugët me protestues, me pankarta në duar, kuti kartoni në duar dhe çanta. Rreth 1500 forca policore në terren. “Dua bukë për fëmijët e mi”, një nga parrullat që mbajnë në duar protestuesit.

12314574_10208157787368200_4217750310233169566_o

12307509_10208157779327999_7019023549291438760_o

Ora 11:08 Qindra protestues janë mbledhur para selisë blu, sheshi ‘Skënderbej” dhe para Kryeministrisë, në pritje të liderit të opozitës për të nisur protestën.

Ora 11:00 Ja disa nga mënyrat që kanë gjetur protestuesit sot për të shprehur revoltën.

12356716_10208157793168345_146170737004945009_o

12362799_10208157765927664_990126353407318945_o 12362995_10208157765847662_3318645292240077118_o

Ora 10:51 Nisin të mblidhen protestuesit e parë përpara Kryeministrisë.

12322728_10208157742207071_4804165485916727708_o

vuvuzelat qe do perdoren per protesten
vuvuzelat qe do perdoren per protesten

12358205_10208157725446652_2085888892_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura