4 milion lekë fatura energjie të pashlyera, OSHEE lë në terr stadiumin “Skënderbeu”

Mar 2, 2015 | 12:50
SHPËRNDAJE

Korçë- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i ka prerë energjinë stadiumit “Skëndërbeu” pasi rezulton se ka katër milionë lekë të reja fatura energjie të pashlyera.

Stadiumi “Skenderbeu” ne Korçë

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se kjo u zbulua në aksionin që OSHEE-ja në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit ka ndermarre ne te gjithe vendin.

Sipas burimeve, prej dy vitesh klubi i futbollit “Skënderbeu” që administron edhe stadiumin, nuk ka paguar faturat për energjinë e shpenzuar duke krijuar një borxh prej 4 milionë lekësh.

Të mërkurën në këtë stadium është parashikuar të luhet ndeshja Skënderbeu-Tirana e vlefshme për javën e 25 të Superligës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura