4 ditë deri në fund të fushatës zgjedhore, ja ku do jenë partitë politike sot

Oct 10, 2017 | 9:29
SHPËRNDAJE

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur sot do të mbajnë tubime dhe takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore që po zhvillohet në vend, transmeton Express.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë në takim me qytetarët e Kërçovës, ndërsa Lëvizja BESA në Likovë.

fushate maqedoni

Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë takime me qytetarët në Konçe, Bosilevë, Vasilevë dhe Novo Sellë dhe mitingje në Radovish dhe Strumicë.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të ketë takim me qytetarët në Saraj, Çair, Studeniçan dhe mitingje në Gazi Babë dhe Shuto Orizarë.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor do të përfundojë më 13 tetor në orën 24:00.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.00./Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura