4 deputetët më të rregullt të Kosovës, nuk munguan asnjë seancë (FOTO)

May 27, 2016 | 14:25
SHPËRNDAJE

Kuvendi i Kosovës kohëve të fundit është duke u përballur me mungesë të pjesëmarrjes së deputetëve në seanca plenare.

deputetet

Disa nga seancat kanë dështuar të mbahen pasi në sallë ishin më pak se 61 deputetë, aq sa është kuorumi i nevojshëm për të marrë vendime.

Instituti Demokratik i Kosovës, që monitoron punën e Kuvendit, ka publikuar listën e deputetëve që nuk kanë munguar në asnjë nga seancat. Ata janë vetëm katër, dy nga PDK dhe dy nga LDK, transmeton lajmi.net.

Që nga marrja e mandatit të tyre e deri më tani, sipas KDI-së, vetëm 4 deputetë nuk kanë të regjistruar asnjë mungesë.

Këta deputetë janë Fadil Beka dhe Mexhide Mjaku-Topalli nga PDK, si dhe Ali Sadriu dhe Synavere Rysha nga LDK. Ndërsa në këtë listë nuk janë përfshirë deputetët që kanë marrë mandatin rishtazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura