38-vjeçari: Tradhtova gruan një striptiste, e urrej veten por e di që do bëj s*ks sërish me të

Sep 22, 2018 | 12:30
SHPËRNDAJE

Kam bërë seks me një vajzë që punon striptiste në një klub nate dhe nuk mund ta fal veten time për këtë gabim, por e di se do të ndodhte sërish nëse do më vinte mundësia.

Kështu e ka nisur letrën drejtuar psikologes të “The Sun”, një burrë i martuar dhe baba i një vajze.

NINTCHDBPICT0004350016431

Letra e 38-vjeçarit:

Unë jam 38 vjeç dhe bashkëshortja 35. Së bashku kemi një vajzë 17-vjeçare.

Natën që tradhtova gruan time ajo ishte te prindërit e saj për fundjavë, ndërsa vajza kishte dalë me të dashurin e saj. ngela vetëm dhe kisha vendosur që të dilja të pija ca birra në një klub. Nuk kisha plane për asgjë tjetër, por kur shkova te klubi, një vajzë mu afrua dhe më ftoi te dhoma e saj.

Ndihem keq për ato vajza që duhet të punojnë si striptiste, por ajo ishte e dashur dhe e bukur. E pyeta se pse ajo bënte një punë të tillë, por nuk mora asnjë përgjigje.

Ajo dukej shumë e re, ndoshta mosha e vajzës time, dhe i thashë se ajo mund të kishte një jetë krejt ndryshe nga ajo që kishte zgjedhur. I thashë gjithashtu se nuk doja asgjë nga ajo, por vajza këmbënguli të bënim seks.

Të jem i sinqertë, ishte shumë bukur, por tani jam penduar. E dua gruan time marrëzisht dhe e di se ajo nuk do të më falte asnjëherë nëse e zbulon se çfarë ka ndodhur atë natë.

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/38-vjecari-tradhtova-gruan-nje-striptiste-e-urrej-veten-por-e-di-qe-do-bej-sks-serish-me-te/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura