32-vjeçari dhunon gruan e pajisur me urdhër mbrojtje, një tjetër sulmon familjarët e ish-bashkëshortes/ Të rinjtë bien në prangat e policisë

Sep 25, 2021 | 11:41
SHPËRNDAJE

Një 32-vjeçar me inicialet D.B., ka përfunduar në prangat e policisë pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje.

gr

Po ashtu u arrestua R. M., 31 vjeç që ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të ish-bashkëshortes së tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 32 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje”, thuhet në njoftim.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve R. M., 31 vjeç dhe kushuriri i tij shtetasi L. P., 18 vjeç, pasi shtetasi R. M, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të ish-bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasit L. P, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë(dorezë metalike)”, vijon njoftimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura