31-vjeçari: U riktheva me ish të dashurën që më tradhtoi me burra të tjerë, por…

Apr 2, 2021 | 23:40
SHPËRNDAJE

Jam kthyer bashkë me ish të dashurën pas ndarjes, sepse e kapa atë duke flirtuar dhe dërguar mesazhe tek burrat e tjerë në mediat sociale”,- rrëfen një 31-vjeçar për “Dear Deidre” të “The Sun”.

tradhti

Të dy jemi duke u përpjekur vërtet shumë dhe gjithçka po shkon mirë përveç faktit që familja ime refuzon ta falë atë.

Unë bëra gabim duke u thënë të gjitha detajet e hidhura të postimeve të saj flirtuese dhe tani ata këmbëngulin se unë jam një budalla që po e provoj përsëri me të.

Unë jam 31, ajo është 29 dhe kemi një vajzë pesë vjeçare së bashku.

Unë e mësova tradhtinë kur vajza jonë po luante me telefonin e saj. Ndërsa isha duke e ndihmuar, njoftimet erdhën nga një llogari që nuk e njihja.

Kur e hapa, u përballa me të dashurën time duke pozuar në banjën tonë në të gjitha pozat e mundshme totalisht e zhveshur. U tërbova dhe u ndjeva plotësisht i tradhtuar.

Ajo e mohoi tradhtinë dhe tha që unë nuk i kam kushtuar vëmendje, por pasi pashë ato mesazhe nuk mund t’i besoja asaj.

U ktheva në shtëpinë e prindërve të mi dhe e shihja atë vetëm kur merrja vajzën tonë çdo fundjavë.

Por sapo dëgjoi se do të dilja në takime, ajo filloi të ndryshonte planet në minutën e fundit dhe e bëri të vështirë njohjen time me dikë tjetër.

Unë jam rritur në një familje me një prind të vetëm dhe doja që vajza ime të kishte të dy prindërit në foto. Unë ‘gëlltita’ krenarinë time dhjetorin e kaluar dhe i kërkova asaj të na jepte një tjetër shans.

Ajo pranoi ta provonte edhe një herë. Mendova se gjithçka do të shkonte për keq, por marrëdhënia jonë është më mirë se kurrë më parë dhe jeta jonë seksuale është e shkëlqyeshme. Problemi është se miqtë dhe familja ime nuk e mbështesin vendimin tim.

Sa herë që përballemi me ‘FaceTime’, ata nuk flasin me të dhe nuk e përfshijnë atë në planet tona pas bllokimit. A është koha që të dashurit e mi ta pranojnë situatën?

“Dear Deidre” thotë:

Është bukur që familja po ju këshillon, por ata duhet të jenë të kujdesshëm që të mos prishin marrëdhënien tuaj dhe familjen që keni krijuar.

Është gjë e mirë që ju po vendosni lumturinë e vajzës tuaj në radhë të parë dhe po provoni përsëri të jeni bashkë me të dashurën tuaj. Duhet të vazhdoni të punoni fort për marrëdhënien tuaj për të qenë të lumtur.

Në fund të fundit familja juaj duhet të mbështesë vendimin tuaj në mënyrë që t’ju ndihmojë. Është e rëndësishme të komunikoni se si po ju ndikon mungesa e mbështetjes.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura