“31 vite më parë guximi mposhti frikën”/ Basha poston videon: Ishte një rrugë e vështirë! Të gjithë jemi të barabartë para ligjit

Dec 8, 2021 | 19:28
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkëputur një pjesë nga fjala e tij në aktivitetin me rastin e 8 dhjetorit.

Në një postim në Instagram, kryedemokrati Basha shprehet se në 8 Dhjetorin e 31 viteve më parë, guximi e mposhti frikën dhe solli pluralizmin.

Ishte një rrugë e vështirë, thotë Basha, por gjatë këtyre viteve ne mësuam mbi të gjitha se çfarë do të thotë individualitet.

“Në 8 Dhjetorin e 31 viteve më parë, guximi e mposhti frikën dhe solli pluralizmin. Ishte një rrugë e vështirë, pikërisht prej natyrës së komunizmit shqiptar, prej terrorit që mbizotëronte dhe kultit të individit.

Gjatë këtyre viteve ne mësuam mbi të gjitha se çfarë do të thotë individualitet. Secili është i shenjtë në individualitetin e vet, askush s’mund t’i mbivendoset askujt tjetër. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, para Zotit”, thotë Lulzim Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura