300 mijë euro një kg/ Noka: Rama të tregojë laboratorin ku do përzihej kokaina e kapur në Maminas

Mar 9, 2018 | 15:26
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, ne nje deklarate ne seline e PD per kokainen e kapur në Maminas, i ka kerkuar kryeministrit Rama te tregoje se ku ndodhet laboratori ku do te perpunohej kokaine e ardhur nga Kolumbia dhe kush fshihet pas tij.

Flamur Noka

“Cfarë frike kishte Edi Rama rama që bëri cdo përpjekje për ta quajtur të sukseshëm një operacion të tradhëtuar? Pse gënjeu dhe kush e shtrengoi të bënte gjithcka për të fshehur faktin që droga ishte e sinjalizuar nga DEA dhe marinat kolumbiane dhe u ndoq deri në destinacion nga ata?

Rama lan duart thjesht me shkarkimin e një drejtori në portin e Durrësit 5 ditë pas mbërritjes së kokainës.

Kokaina ishte e pastër, pra 300 mijë euro një kg, ku është laboratori ku kjo drogë do përzihej dhe kush fshihet pas këtij laboratori?”, tha Noka.

DEKLARATA E PLOTË

Sasia më e madhe e drogës së fortë, e kapur ndonjëherë në Shqipëri, 613 kilograme kokainë e pastër, ka përfunduar deri tani  jetime dhe, fatkeqësisht, deri ne fund te procesit, do të rezultojë jetime. Kjo tregon  qartë se ajo ka ardhur në Shqipëri me garanci dhe ka mburojë të fortë  politike.

Në duart e drejtësisë si në rastin e Xibrakës, janë  vetëm shoferi i kamionit dhe pritësi i ngarkesës me banane, sepse pronarët e vërtetë nuk zbulohen e nuk kapen dot, pasi për ta  u kujdes vetë qeveria, sepse qeveria nuk kap dot kupolen, nuk kap dot familjen kryeministrore, nuk kap dot vëllanë e Edi Ramës.

Policia shqiptare, Ministri Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama, vazhdojnë të fshihen dhe nuk japin llogari, përse pronari në letra Arbër Çekaj u largua nga Shqipëria një ditë përpara se policia të ndërhynte për bllokimin e kokainës, e cila mbahej prej 9 ditësh në Portin e Durrësit.

Ministri Xhafaj dhe kryeministri Rama vazhdojnë të fshihen dhe nuk japin llogari se pse dhe nga kush u dekonspirua operacioni, si pasojë e të cilit sot droga e kapur nuk ka pronar.

Çfare frike ka Edi Rama që bëri çdo përpjekje për ta quajtur operacion super të suksesshëm të policisë  një operacion plotësisht të tradhëtuar?!

Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve se pse gënjeu dhe kush e shtrëngoi të bënte gjithshka për të fshehur faktin që droga u sinjalizua dhe u ndoq deri në destinacion nga DEA dhe Marina kolumbiane.

Edi Rama hesht dhe nuk tregon a ka lidhje me kokainën kolumbiane i vellai i tij, Olsi Rama, dhe lan duart me shkarkimin e  drejtorit të Portit të Durrësit më 24 shkurt, 5 ditë pas mbërritjes në port të kokainës.

Nga destinacioni – Shqipëri, sasia e kokainës- 613 kilogramë  dhe vlerës së deklaruar – 180 milionë euro, do të thotë se kokaina ishte e pastër, rreth 300 mijë euro 1 kilogram. Çka do të thotë se Edi Rama duhet të tregojë ku është laboratori që do të përgatitej kokaina për tregun europian dhe kush fshihet edhe pas laboratorit.

Përfitoj nga rasti t’I them Ulsi Manjës dhe çdo zëdhënësi të qeverisë së kokainës se turp kombëtar është të shndërrosh atdheun në parajsën e drogës dhe të krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura