Policia ka shkatërruar një grup ndërkombëtar që merrej me trafikimin e drogës dhe që kishte shtrirje në Itali, Spanjë dhe Shqipëri.
Prokuroria e Milanos ka lëshuar 38 urdhëarreste, ku deri tani janë arrestuar 31 persona.
Gjatë operacionit u sekuestruan 130 kg heroinë dhe kokainë si dhe 300 mijë euro cash.
Operacioni policor përveç Italisë u shtri në Shqipëri, Gjermani dhe Spanjë.
Hetimet për zbulimin e këtij grupi nisën në shkurt të vitit 2014 kur u sekuestruan 42 kg heroinë gjatë një kontrolli rutinë.
Nga hetimet, policia italiane zbuloi se grupi merrej me transporton e heroinës dhe kokainës, e cila transportohej nga Shqipëria në veri të Italisë.
Policia identifikoi furnizuesit e drogës si dhe korrierët, që e transportonin atë me anë të makinave të modifikuara.
Gjithashtu u identifikuan dhe marrësit e drogës në Itali, të cilët më pas e shpërndanin në pjesën veriore të saj.
Karakteristikë e kësaj organizate për trafikimin e drogës ishte disiplina dhe serioziteti me të cilin jetonin anëtarët e saj për të shmangur dyshimet.
Ata e kishin të ndaluar të frekuentonin lokalet natës dhe nuk mund të bënin një jetë të shthurur. Madje për t’u dukur sa më të rregullt ata kishin sjellë në Itali bashkëshortet dhe fëmijët.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al