300 ditët, Basha: Rama mbron kriminelët. Për të dënimi i Ndokës është ngatërresë

Jul 30, 2015 | 18:19
SHPËRNDAJE

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha mbajti një konferencë për mediat nga selia e PD-së, lidhur me bilancin e 300 ditëve të qeverisë “Rama”.

Basha1
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Ai akuzoi kryeministrin se po mbron kriminelët dhe se po pengon dekriminalizimin. Sipas Bashës, Rama i hoqi gratë nga Parlamenti për zgjedhjet lokale, që t’u hapte rrugën kriminelëve të hynin në Parlament.

Basha komentoi edhe çështjen e deputetit të përfolur në raportin e DASH, si i dënuar për prostitucion.

“Rama largoi gratë nga Parlamenti që t’u haptë rrugën kriminelëve. Një ditë pas raportit të DASH se një deputet është i dënuar për prostitucion Rama bën sikur nuk di gjë, edhe pse për secilin prej tyre flet lagja e krejt qyteti, flet media dhe opozita, flasin ndërkombëtarët dhe strukturat Europiane.

Edi Rama e njeh këtë turp. Për të, dënimi i Ndokës është ngatërresë, ndërsa dënimi Ervin apo Elvis Rroshit është çështje emrash, ndërsa ai i Bushit është gënjeshtër e mediave ndërkombëtare”, tha Basha.

Po pse nuk dha Rama shenjat e gishtërinjve? Ata janë themeli i korrupsionit të dyshes Rama­Meta. Ndaj fshehu kërkesën e Interpolit, apo dhe fsheh largimin e Arbën Frrokut.

Edi Rama nuk është një, ka dy si ai. Iluzioni nuk a fund. Nuk kam asnjë shpresë që pushimet do ti sjellin mendje të re atyre.

Kam shumë shpresë e besim se ky kthjellim po vjen, dhe Shqipëria e nëpërkëmbur do të ngrihet e nuk do të mposhtet. Por do të luftoj deri sa e drejta dhe e mira të triumfojë mbi të keqen”, vijoi më tej Basha.

Ai akuzoi qeverinë se gënjen me shifrat e rritjes ekonomike, dhe se ato ua kanë hedhur poshtë institucione si Ministria e Financave dhe Instat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura