30 mjekë dhe infermierë shqiptarë nisen drejt Italisë, Manastirliu: Modeli i heronjve të heshtur në luftë me këtë armik të heshtur

Mar 28, 2020 | 18:09
SHPËRNDAJE

Mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në një spital në Itali, janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që i’u përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19

30 mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën pasditen e sotme drejt Italisë, për të dhënë kontributin e tyre për trajtimin e pacientëve në luftën kundër COVID-19.

cmanastirliu

Ekipi mjekësor shqiptar do të vendoset në një spital në veri të Italisë për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj i siguroi mjekët e rinj se do të kishte kujdesje për familjet e tyre gjatë kohës që do të mungonin.

“Janë mjek e infermierë të rinj, janë specializantë të rinj duan të jenë modeli që kërkohet nga mjekët, janë modeli i heronjve të heshtur në luftë me këtë armik të heshtur. Janë nga e gjithë Shqipëria. Do të doja askush të mos binte pre e këtij armiku dhe për sa kohë që ju nuk do jeni këtu kujdsesemi ne për familjet tuaja”- tha Manastirliu gjatë përcjelljes së mjekëve dhe infermierëve drejt Italisë.

69914bab-8246-4c8b-a901-de41cb1b054a

Mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në një spital në Itali, janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që i’u përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19.

Ekipi i personeli mjekësor shqiptar u përcoll pasditen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kryeministri Edi Rama, Ministrja Ogerta Manastirliu, Ministrja Belinda Balluku dhe Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura