30 mjekë dhe infermierë në Itali/ Spartak Ngjela: Në kapitalizëm rreziku është çmim! Nuk flitet për sakrificë, ata do të paguhen me plot…

Mar 29, 2020 | 15:22
SHPËRNDAJE

Pas dërgimit të rreth 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, avokati Spartak Ngjela thotë se ata do të paguhen 3 mijë euro në muaj.

ngjelaa

Sipas tij, në një kohë të rrezikut global, dy janë aspektet që paguhen: ndershmëria dhe rreziku.

Ngjela thotë se në kapitalizëm rreziku është çmim.

Spartak Ngjela: 

Po dëgjoj reaksionin kundër vajtjes së mjekëve shqiptarë në Itali.

Është për të vënë duart në kokë. Nuk e njohin fare sistemin ekonomik të Shqipërisë dhe të gjithë Perëndimit.

Zotërinj: është kapitalizëm ky. Nuk flitet këtu për sakrificë, por për rrezik që duhet të paguhet. Ky është kapitalizmi: rreziku është çmim.

Si nuk dëgjova ndonjë nga këta që të flasë për pagën që do të marrin mjekët atje, në funksion të rrezikut!!! Por, dhe për famën ndërkombëtare, dhe edhe për vlerësimin e profesionit që do të marrin mjekët atje. Në fakt: të gjitha çmim janë.

Paga e tyre është shpallur para se sa ata të shkojnë në Itali: 3000 euro në muaj për mjekun. A është e mjaftë? Këtë e dinë ata që e kanë pranuar.

Kjo është thembra e Akilit në këtë sistem: sa është paraja që i jepet mjekut për rrezikun? Dhe duhet të kuptohemi: nuk është ky koncepti i sakrificës së infiltruar nga realizmi socialist. Ky është koncepti kapitalist: pasurimi vjen nga përballimi i riskut.

Në një kohë të rrezikut global, dy janë aspektet që paguhen: ndershmëria dhe rreziku. Heroizmi nuk hyn këtu, se i takon shenjtorëve.

Kurse, për faktin që edhe qëndrimi i Partisë Demokratike nuk flet për pagën që do të marrin mjekët në funksion të rrezikut, por për sakrificën e tyre, kuptohet që nuk ka vizion të djathtë. Se mos e ka pasur ndonjëhere!!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura