“30 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes”, Manastirlliu: Shpërblim financiar për familjet e reja

Nov 8, 2019 | 10:13
SHPËRNDAJE

Ministrja-ManastirlliuMinistria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se 30 mijë familje kanë përfituar nga ‘bonusi i bebes”, politike që po zbatohet për lindjet e reja.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte sot në Maternitetin “Koço Gliozheni”, për lindjen e Krian, i cili është bebja e 30 mijtë që përfiton nga bonusi i bebes.

“Krian është fëmija i 30,000 i sapo ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, që përfiton Bonusin e Bebes, shpërblimin financiar për mbështetjen e familjeve të reja”, -shkruan Manastirliu.

Bonusi i bebes është një politikë sociale që mbështet familjet e reja me shpërblim financiar për lindjen e fëmijëve e cila ka filluar zbatimin me 1 Janar 2019.

Të gjitha familjet përfitojnë 400 mijë lekë për fëmijën e parë, 800 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 1.2 milionë për fëmijën e tretë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura