3 vjet pa të atin, vajza e ish-deputetit emocionon me fjalët: Sikur të kthehej në dimensionin tonë për një minuta, ta përqafoja e t’i thosha….

Oct 8, 2019 | 18:54
SHPËRNDAJE

3 vjet pas ndarjes nga jeta të pedagogut dhe ish-deputetit Gilman Bakalli, bashkëshortja e tij Irena, ndau kujtime nga i shoqi, ndërsa foli edhe rreth “Trofeu Gilman 2019”, gara me biçikleta organizuar për nder të pasionit të tij.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Irena tregoi se nuk ka qenë aspak e lehtë për të dhe vajzat të mësohen pa prezencën e të atit, megjithatë ato janë përpjekur që të mos e mbajnë kokën mbrapa e kanë vazhduar të bëjnë realitet ëndrrat e dëshirat e tyre.

irena

Një videomesazh surprizë erdhi nga një prej vajzave, Debora, e cila emocionoi me fjalët që do të donte t’ia thoshte të atit, nëse do e kishte për një minutë në jetë.

“Sikur ai të kthehej në dimensionin tonë për një minutë, me kusht që një minutë tjetër të mundesha ta përqafoja pa i fol, do t’i thoja: “Je çdo ditë në mendimet e mia dhe jeton nëpërmjet meje. Kur lexoj më vjen në mendje se sa shumë ti bashkë me mamin jeni përpjekur ta bëni librin një objekt aq të dashur nga unë, e tash që ajo ditë ka ardh, e kuptoj pse edhe të kujtoj…” ishin këto disa nga fjalët që ajo përcolli nga Gjermania, aty ku edhe studion prej vitesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura