3 portierë për 90 minuta, Guardiola zbulon “shpikjen”: Ju tregoj pse e futa Uokerin në portë

SHPËRNDAJE

Mbrëmja e djeshme nuk ishte aspak e lehtë për Pep Guardiolën, teksa spanjollit i duhej të aktivizonte tre lojtarë në portë.

guardiola uoker

Ederson u dëmtua, Bravo mori karton të kuq, ndërkohë që minutat e fundit u detyrua ta mbyllte me mbrojtësin Uoker brenda kuadratit, ndërsa pas ndeshjes, ai tregon edhe pse vendosi të fuste pikërisht Uokerin.

uoker1

“Ederson nuk ndihej mirë në minutat e fundit të pjesës së parë. Kishte një problem muskular tek kofsha. Për momentin nuk e di si është gjendja e tij. Duam që ta kemi të gatshëm për fundjavën, por gjithsesi nuk do e rrezikojmë. Pse futa Uokerin? Trajneri i portierëve, Ksabi Mancisidor, më sugjeroj Kajlin për në portë, sepse ai është i shpejtë, si edhe për kurajën e tij. Ishim me fat sepse morëm vetëm një goditje nga Atalanta në kuadrat, kur ai ishte në portë, por e përgëzoj për kurajën dhe dëshirën për të ndihmuar ekipin në atë pozicion.” – deklaroi Guardiola.

PANORAMASPORT.AL

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.